Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet mëngjesin e sotëm në SPAK, ku do të merret në pyetje në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë Berisha ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’ prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar.
Kjo do të jetë hera e parë që Berisha shkon në SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje.
Në daljen e tij të parë në publik, që pas masës së arrestit të shtëpisë, Berisha pritet të ndiqet në SPAK dhe nga një numër i konsiderueshëm mbështetësish, që janë lajmëruar që prej mbrëmjes së kaluar.