Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diplomatët e BE-së mbështesin zgjidhjen me dy shtete Izrael – Palestinë

2024/01/22 at 5:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Diplomatët e BE-së mbështesin zgjidhjen me dy shtete Izrael – Palestinë

Bashkimi Evropian vendosi sot sanksione të reja ndaj Hamasit pasi sipas Ministres së Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, Brukseli e sheh si shumë të rëndësishme shpërbërjen e rrjetit financiar të organizatës që Uashingtoni dhe BE e konsiderojnë si terroriste. Kjo duket të jetë pika e vetme, me të cilën diplomatët evropianë janë në pajtim me Izraelin, pasi për një çështje tjetër me rëndësi, atë të krijimit të një shteti palestinez, Izraeli dhe Brukseli nuk bien dakord.

Një ditë pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli kundër krijimit të një shteti palestinez, kryediplomatët e Bashkimit Evropian këmbëngulën se e vetmja zgjidhje për konfliktin është krijimi i dy shteteve.
“Për sa kohë të jem kryeministër, do të vazhdojë të këmbëngul fuqishëm kundër një shteti palestinez”, tha Kryeministri Netanyahu të dielën.

“Izraeli mund të jetë i sigurt vetëm kur palestinezët të kenë siguri dhe dinjitet. Palestinezët mund të jetojnë me dinjitet, siguri dhe liri vetëm kur Izraeli ka siguri. Prandaj zgjidhja me dy shtete është zgjidhja e vetme. Ata që e kundërshtojnë këtë nuk kanë dalë me një alternativë deri më tani”, tha Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, para se të hynte në takim.

Qëndrimin e zonjës Baerbock e mbështeti edhe shefi i politikës së jashtme të BE-s, Josep Borrell.

Unë mendoj se ne duhet të ndalojmë së foluri për paqen dhe të fillojmë të flasim më konkretisht për procesin e zgjidhjes me dy shtete. Pra le të flasim për atë që duam të bëjmë. Ajo që duam është të ndërtojmë një zgjidhje me dy shtete”, tha zoti Borrell.

Gjatë takimit që u mbajt sot të kabinetit të Autoritetit Palestinez, Kryeministri Mohammad Shtayyeh tha se “ka një lëvizje ndërkombëtare drejt zgjidhjes me dy shtete”.

“Ne e dimë se ka një konsensus ndërkombëtar për krijimin e një shteti palestinez”, tha zoti Shtayyeh.

Në Bruksel, Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz i pranishëm në takimin e BE-së, tha se do të kërkojë nga BE-ja ndihmë për dy qëllime: lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi dhe:

“Së dyti, të mbështesim Izraelin për të shkatërruar organizatën terroriste Hamas që sulmoi Izraelin në mënyrë brutale dhe ne duhet të rikthejmë sigurinë tonë. Ushtarët tanë po luftojnë në kushte shumë të vështira për këto dy qëllime: të kthejnë pengjet dhe të rivendosin sigurinë për qytetarët e Izraelit”, tha zoti Katz.

Me kërkesën e dytë janë pajtuar diplomatët e BE-së të cilët sipas ministres së jashtme gjermane Baerbock, e shohin shpërbërjen e rrjetit financiar dhe atij mbështetës të Hamasit si tejet të rëndësishëm.

“Bashkimi Evropian sapo ka miratuar sanksione kundër rrjetit financiar dhe atij mbështetës të Hamasit”, njoftoi zonja Baerbock .

Para dhe gjatë takimit të BE-së janë bërë edhe thirrje për një pauzë të re në luftën e Izraelit për të lejuar futjen e më shumë ndihmave humanitare në Gazë./ REL

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Blerina Gjylameti zgjidhet zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Blerina Gjylameti zgjidhet zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Operacioni “Tempulli” në Elbasan, mes të arrestuarve anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë së Lirisë (EMRI)

Operacioni “Tempulli” në Elbasan, mes të arrestuarve anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë së Lirisë (EMRI)

Kosova shtyn afatin për aplikime për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës

Kosova shtyn afatin për aplikime për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com