Komisioni për Mbrojtjen e Magjistratëve miratoi këtë të hënë kërkesën e gjyqtares Arnisa Këlliçi, për mbrojtje të posaçme.
Sipas Tv Klan, mbrojtja e posaçme nga Garda e Republikës është miratuar për një afat kohor 3 mujor me të drejtë rishikimi në fund të këtij afati
Gjyqtarja e Tiranës iu drejtua me kërkesë për mbrojtje Këshillit të Lartë Gjyqësor të shtunën, pasi mori një letër kërcënuese për të dhe familjen.
Ajo kërkoi po ashtu hetime nga policia për të gjetur autorët.