Në një konferencë për mediat, Lulzim Basha foli për situatën politike në vend, “Vettingun”, përplasjet brenda PD dhe Reformën Zgjedhore.
I pyetur nga gazetarët nëse do të bashkojë votat me PS për Reformën Zgjedhore, Basha tha se do të votojë çdo projekt që e konsideron pjesë të interesit publik.
“Përgjigja është shumë e thjeshtë PD do të votojë çdo projekt të propozimit të vetë publik që e konsideron pjesë të interesit publik që është’ listat e hapura, Shqipëria një zonë elektorale, votimin dhe numërim elektronik dhe vota e diasporës. Vota për Reformën Zgjedhore që të jetë i suksesshëm nuk duhet të jetë i një partie. Të bëjmë një debat publik, mos të merremi me e lagu se lagu bishtin dhia. Çështja themelore është të shpalosim qëndrimet”,-tha Basha.