Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania: Zgjedhjet në Serbi duhet të hetohen!

2024/01/19 at 9:50 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjermania: Zgjedhjet në Serbi duhet të hetohen!

“Presim hetim të zgjedhjeve në Serbi”, thonë deputetët e partive në pushtet në Gjermani. Ata mendojnë se zgjedhjet janë manipuluar. Opozita e sheh pak më ndryshe.


Vëzhguesit e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi kërkuan në seancën e Komitetit Evropian të Bundestagut gjerman një hetim gjithëpërfshirës për manipulimet e supozuara zgjedhore.

Është në interesin gjerman dhe evropian që “mashtrimi masiv zgjedhor” të hetohet nga një mision i pavarur vëzhgues ndërkombëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), deklaroi Viola von Kramon, deputete e të Gjelbërve në BE. Pas seancës së Komisionit të Bundestagut, ajo mori pjesë dhe në debatin për Serbinë në Parlamentin Evropian.

Deputeti i të Gjelbërve në Bundestag, Boris Mijatoviq, i cili ishte edhe vëzhgues në zgjedhjet në Serbi, i raportoi Komitetit të Parlamentit gjerman për sulme ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë. Zgjedhjet i ka cilësuar si “jo të lira dhe jo të ndershme.” Dominimi i presidentit Aleksandar Vuçiç ka qenë shumë i madh, thotë Mijatoviç. Në të njëjtën kohë ai thekson se verifikimi i listave zgjedhore është i domosdoshëm, por jo i kryer nga gjyqësori serb. Deputeti i Gjelbër ka kujtuar se misioni ndërkombëtar mund të funksionojë, por vetëm me ftesë të shtetit, në këtë rast të Serbisë.

Linja: “Abuzim sistematik i institucioneve dhe ligjeve”

Para Komisionit të Bundestagut foli edhe Rasha Nedeljkov, drejtor programi i organizatës joqeveritare të Beogradit Crta (Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi). Ai u deklarua pro përsëritjes së zgjedhjeve, por edhe pro ndjekjes penale të shkeljeve të dokumentuara.

Siç thekson shërbimi për shtyp i Bundestagut në raportin nga sesioni i Komitetit Evropian, organizata Crta në analizën e saj paraprake ka konstatuar ndër të tjera se Partia Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet e presidentit Vuçiq ka pasur avantazhe të padrejta. Nedeljkov informoi deputetët se SNS ka marrë 85 për qind më shumë kohë në televizion sesa partitë opozitare.

Ai thotë se mbi votuesit dhe anëtarët e administratës publike është ushtruar presion i madh dhe në Beograd janë sjellë njerëz nga e gjithë Serbia, por edhe nga vendet fqinje për të votuar në zgjedhjet lokale atje. Shumë prej tyre, siç shpjegon ai, u caktuan vendbanime jokorrekte, shpesh edhe inekzistente. Nedeljkov vlerësoi se bëhet fjalë për “keqpërdorim sistematik të institucioneve dhe ligjeve shtetërore” dhe përfundoi: “Nëse do të ishte e mundur të ndryshohej diçka në Serbi përmes zgjedhjeve, zgjedhjet atje do të ishin ndaluar shumë kohë më parë”.

Vala kundër vëzhguesve

Para Komisionit të Parlamentit gjerman foli edhe anëtari i Partisë Socialdemokrate të Austrisë (SPÖ) Andreas Schider, gjithashtu vëzhgues i zgjedhjeve. Ai ka raportuar se pas publikimit të raportit preliminar të vëzhguesve ndërkombëtarë, ai dhe kolegët e tij janë sulmuar masivisht dhe akuzuar se kanë gënjyer. “Ka shpërthyer një valë denigrimi,” tha ai. Për shkak të kësaj, beson Shider, Bashkimi Evropian duhet të rrisë presionin ndaj lidershipit serb dhe nuk duhet të veprojë sikur situata të ishte normale.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Unionit Demokristian (CDU) opozitar në Bundestag, Guenther Krichbaum, shprehu habinë e tij që, sipas Nedeljkov, njerëzit mund të votojnë më shumë se një herë, edhe pse çdo qytetar i Serbisë ka numrin e tij të identitetit. Ai gjithashtu vuri në dukje se është befasuese që BE dhe SHBA deri më tani janë përmbajtur nga reagimi.

Krichbaum: Kush janë donatorët e Crta? Partitë në pushtet presin hetim të pavarur

Pas mbledhjes së Komisionit Evropian të Bundestagut, tre përfaqësues të partive në pushtet kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në të cilën kanë vlerësuar se “përshkrimet e vëzhguesve tregojnë qartë se zhvillimi i ngjarjeve në Serbi po shkon në drejtim të gabuar”. Deklarata e titulluar “Manipulimi zgjedhor në Serbi duhet të ketë pasoja” është nënshkruar nga Christian Petri (SPD), Chantal Kopf (të Gjelbërit) dhe Thomas Hacker (FDP).

Ata besojnë se “është koha që Komisioni Evropian të emërtojë deficitet demokratike në Serbi dhe të rishqyrtojë se si i trajton liderët politikë atje. Presim një hetim të pavarur dhe zbardhjen e të gjitha akuzave”, theksojnë deputetët.

“Zgjedhjet në Beograd duhet të përsëriten”

Në deklaratën e përbashkët vlerësohet se vëzhgimet më të rëndësishme nga Beogradi janë: “Në zgjedhjet për parlamentin e qytetit, opozita kishte shanse reale për të fituar”. Natyrisht, për këtë arsye, qytetarë nga pjesë të tjera të vendit, madje edhe nga vendet fqinje, u sollën në kryeqytet për të votuar. Për t’i dhënë njëfarë legjitimiteti, ata u raportuan në disa vendbanime të çuditshme, duke përfshirë ndërtesa të pabanueshme dhe shtëpi të braktisura.”

Prandaj, deputetët gjermanë shprehin dyshimin se rezultati i zgjedhjeve përputhet me vullnetin e vërtetë të votuesve: “Në këtë rast, zgjedhjet për Kuvendin e qytetit të Beogradit do të duhej të përsëriten”, theksohet në deklaratën e përfaqësuesve të partitë në pushtet gjerman.

Deputeti i CDU-s,ë Krichbaum tha se deri më tani nuk ka parë një pasqyrë të diferencuar të situatës, ndërsa më pas pyeti se cilët janë donatorët e Crta-s. Nedeljkov shpjegoi se organizata e tij është jopartiake dhe se i ka monitoruar zgjedhjet sipas rregullave dhe standardeve ndërkombëtare, me mbështetje financiare nga Britania e Madhe, SHBA dhe Suedia.

I pyetur nga deputeti i liberalëve në pushtet (FDP) An-Verushka Juris se deri në çfarë mase po ushtrohet presion mbi Crta për të ndryshuar raportin e saj, Nedeljkov u përgjigj se mediat në Serbi po përpiqen të minimizojnë rezultatet e para të hetimit të organizatës së tij.

Deputeti Harald Vejel i Alternativës për Gjermaninë (AfD) në opozitë foli për “specifikat rajonale”, por edhe për problemet në zgjedhjet serbe. Megjtihatë sipas tij, dhuna ka ardhur kryesisht nga opozita edhe në zgjedhje, thotë ai duke shtuar se në Serbi nuk kishte një alternativë ndaj partisë SNS në pushtet. Fakti që partitë opozitare kanë akses të kufizuar në mediat shtetërore i kujton, siç tha ai, “disa kushte në Gjermani”.

Deputeti i pavarur i Bundestagut, Andrej Hunko, vlerësoi se rishikimi i listave të votuesve nga BE-ja është një “procedurë e vështirë”. Ai beson se kjo detyrë duhet të jetë përgjegjësi e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtave të Njeriut (OHDIR), institucionit qendror të OSBE-së për të drejtat e njeriut./DW



Ju sugjerojmë

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

28 Korrik, 2026 3:18 pm
Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
Aktualitet

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

28 Korrik, 2026 2:17 pm
Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

28 Korrik, 2026 12:56 pm
Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
Aktualitet

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

28 Korrik, 2026 12:40 pm
Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
Para
Maminas/ Dhunoi babanë dhe kërcënoi se do ta vriste me sëpatë! RENEA ndërhyn për të arrestuar 35-vjeçarin

Maminas/ Dhunoi babanë dhe kërcënoi se do ta vriste me sëpatë! RENEA ndërhyn për të arrestuar 35-vjeçarin

Missionary Herald (1912) / Shqipëria në luftën ballkanike, një intervistë me Kristo Anastas Dakon

Missionary Herald (1912) / Shqipëria në luftën ballkanike, një intervistë me Kristo Anastas Dakon

21 Janari/ “Drejtësia të bëjë drejtësi”, Manja: Vendimi i Stransburgut, lehtësim për ne!

21 Janari/ "Drejtësia të bëjë drejtësi”, Manja: Vendimi i Stransburgut, lehtësim për ne!
















TE FUNDIT

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
28 Korrik, 2026

Kontrolle dhe skuestrime janë kryer në Bashkinë e Tiranës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si...

Lexo më shumë

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
28 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
28 Korrik, 2026

Ulsi Manja, Sekretar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, ka komentuar masën  për përjashtim me 60 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
28 Korrik, 2026

Linke të dyshimta përmes ËhatsApp që synojnë marrjen e llogarisë së këtij aplikacioni. Është ky njoftimi që vjen nga Polica...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}