Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projekti në Danimarkë, fut në shkolla inteligjencën artificiale

2024/01/15 at 3:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Projekti në Danimarkë, fut në shkolla inteligjencën artificiale

Që kur programi i inteligjencës artificiale ChatGPT u bë i disponueshëm vitin e kaluar për publikun e gjerë, shkollat në mbarë botën janë ndeshur me vështirësitë e krijuara nga përdorimi i këtij programi nga nxënësit dhe shqetësimet e krijuara nga kopjimi i përmbajtjes.


Programi ChatGPT dhe programe të tjera të ngjashme të inteligjencës artificiale u bënë pothuajse menjëherë një burim i kollajshëm kopjimi. Sidoqoftë, pesë shkolla në Danimarkë po inkurajojnë tashmë përdorimin e kësaj teknologjie në lëndë të caktuara, në kuadrin e një projekti të ri dyvjeçar.

Me fillimin e vitit shkollor në Danimarkë, nxënësit në gjimnazin “Horsens” kanë në dispozicion një mjet të ri për ta përdorur gjatë mësimit – programin ChatGPT të kompanisë OpenAI.

“Sapo doli, njerëzit flisnin për të dhe se si mund ta përdornin”, thotë nxënësi 17-vjeçar Jacob Yde Dideriksen.

“Mendoj se të gjithë e marrin si kopjim përdorimin e tij. Është një gjë e re që mund të të japë të gjitha përgjigjet që dëshironi brenda pak sekondave”, thotë nxënësja 18-vjeçare Fie Norskov.

Mësuesja e anglishtes Mette Molgaard Pedersen thotë se u deshën vetëm pak javë që mbi tavolinën e saj të vinin tekste që ishin qartazi të prodhuara nga inteligjenca artificiale.

“Për dy apo tre javë mora tre esetë e para të krijuara nga ChatGPT. Pra, nxënësit e filluan përdorimin menjëherë”, thotë ajo.

Në vend që të merrte masa për ta bllokuar përdorimin e programit ChatGPT, zonja Pedersen filloi të hartojë një projekt për përdorimin e tij gjatë mësimit.

“Nga eksperienca ime, nxënësit do ta përdornin pa u menduar shumë dhe kështu shndërrohet në një pengesë për të mësuar. Nëse mund ta ndryshojmë mënyrën se si përdoret, që të bëhet një mjet mësimor, atëherë do të kemi përfituar shumë, duke u dhënë nxënësve një mjet të ri mësimor, por edhe për marrëdhënien që kemi me nxënësit”, thotë ajo.

Në projektin e filluar tashmë marrin pjesë pesë shkolla të mesme. Vetëm në gjimnazin “Horsens” janë rreth 1200 studentë, nga 15 deri në 20 vjeç. Mësuesja Petersen nënvizon se qëllimi themelor i shkollës nuk është të kapë nxënësit që kopjojnë, por që t’i mësojë ata.

Nxënësit në klasën e saj tashmë e shikojnë inteligjencën artificiale si një mjet të dobishëm për t’u përdorur gjatë mësimit.

“Mendoj se është një mënyrë e mirë përdorimi. Të jep ca përgjigje. Nëse ke dyshime për çfarë bëhet fjalë në tekst, mund ta përdorësh për ta kuptuar më mirë”, thotë nxënësja Fie.

“Është pothuajse një mjet si çdo mjet tjetër në botë. Është si një programi kërkimi, por me të cilin mund të tregohesh më konkret”, thotë nxënësi Jacob.

Megjithëse projekti dyvjeçar është ende në fillimet e tij, mësuesja Pedersen ka filluar që tani të shikojë frutet e para.

“Mund t’i kërkojnë p.sh. programit ChatGPT që të hartojë një listë të pikave kryesore të tekstit që po vështirësohen ta kuptojnë, dhe më pas mund t’i rikthehen atij teksti për të fituar një botëkuptim më të mirë, dhe kjo është e dobishme”, thotë ajo.

Shumë arsimtarë të tjerë kanë marrë përqasjen e kundërt dhe madje i janë rikthyer provimeve në letër, pas vitesh të tëra testimi në forma dixhitale.

Të tjerë arsimtarë nuk janë shumë të shqetësuar dhe thonë se për ata studentë që kërkojnë të gjejnë mënyra për të kopjuar, ky është thjesht opsioni më i fundit.

Konsulentja për arsimin Tine Wirenfeldt Jense është anëtare e grupit të ekspertëve që po këshillojnë Ministrinë daneze të Arsimit për çështjen e programit ChatGPT. Ajo thotë se është e rëndësishme që të ruhet një bashkëbisedim i hapur me nxënësit.

“Në shumë vende fakti është se as nuk mund të flasësh për këtë, pasi konsiderohesh menjëherë si një person i keq, që nuk është i interesuar aspak për formimin e një brezi të ri të shëndetshëm, kurioz dhe kompetent”, thotë ajo.

Lulëzimi i menjëhershëm i programeve të inteligjencës artificiale ka krijuar pikëpyetje të reja për arsimtarët, të cilët i janë përkushtuar punës që nxënësit jo vetëm të marrin përgjigjet e duhura, por edhe të kuptojnë se si duhet të punojnë për këtë qëllim./VOA



Ju sugjerojmë

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 10 viktima dhe disa të plagosur në Kiev
Bota

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 10 viktima dhe disa të plagosur në Kiev

23 Qershor, 2025 5:18 pm
Biden nominon ambasadorin e ri të SHBA në Shqipëri, kush pritet të zëvendësojë Yuri Kim
Kryesore

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, Ambasada Amerikane u bën thirrje shtetasve të saj

23 Qershor, 2025 5:11 pm
Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë
Bota

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

23 Qershor, 2025 4:55 pm
U sulmua nga Izraeli/ Burgu “Evin”, simboli i frikës në Iran
Bota

U sulmua nga Izraeli/ Burgu “Evin”, simboli i frikës në Iran

23 Qershor, 2025 4:46 pm
Bujqësia në rritje, blegtoria në rënie
Aktualitet

Bujqësia në rritje, blegtoria në rënie

23 Qershor, 2025 4:42 pm
Mesazhi i Trump për kompanitë e naftës: Mbani çmimet të ulëta, po ju vëzhgoj
Bota

Mesazhi i Trump për kompanitë e naftës: Mbani çmimet të ulëta, po ju vëzhgoj

23 Qershor, 2025 4:33 pm
Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në Belsh
Aktualitet

Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në Belsh

23 Qershor, 2025 4:19 pm
Aeroporti i Rinasit do të presë udhëtimet e para transoqeanike
Aktualitet

ACI: Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson në rajon, rritje rekord prej…

23 Qershor, 2025 4:09 pm
Pas 5 ditë kërkimesh, polumbarët gjejnë në Shkumbin trupin e 46-vjeçarit
Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Shkumbin

23 Qershor, 2025 3:59 pm
Proda takim me Adam Ball: Të thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Proda takim me Adam Ball: Të thellojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

23 Qershor, 2025 3:46 pm
Para
I dehur në motor dhe u përplas me një makinë, arrestohet efektivi i policisë në Divjakë

I dehur në motor dhe u përplas me një makinë, arrestohet efektivi i policisë në Divjakë

Atentati ndaj Zamir Kalemit, zbardhen detaje të reja: Autorët e ndjekën objektivin për disa orë me radhë

Zamir Kalemi u mbajt në vëzhgim sapo doli nga shtëpia

Acari në SHBA, autoritetet thirrje banorëve: Shmangni daljet e panevojshme

Acari në SHBA, autoritetet thirrje banorëve: Shmangni daljet e panevojshme
















TE FUNDIT

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 10 viktima dhe disa të plagosur në Kiev

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 10 viktima dhe disa të plagosur në Kiev
23 Qershor, 2025

Dronët dhe raketat ruse që goditën Kievin dhe rrethinat e tij gjatë natës vranë të paktën 10 persona dhe plagosën...

Lexo më shumë

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, Ambasada Amerikane u bën thirrje shtetasve të saj

Biden nominon ambasadorin e ri të SHBA në Shqipëri, kush pritet të zëvendësojë Yuri Kim
23 Qershor, 2025

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një thirrje për të gjithë shtetasit e saj në të gjithë botën. Përmes një...

Lexo më shumë

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë
23 Qershor, 2025

Hungaria dhe Sllovakia kanë vendosur të mos e mbështesin planin e BE-së për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë,...

Lexo më shumë

U sulmua nga Izraeli/ Burgu “Evin”, simboli i frikës në Iran

U sulmua nga Izraeli/ Burgu “Evin”, simboli i frikës në Iran
23 Qershor, 2025

Burgu Evin në Teheran, një nga institucionet më famëkeqe të regjimit iranian, është goditur sot nga forcat izraelite në kuadër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com