Detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një 29-vjeçar abuzonte me një 12 vjeçare prej 2 vitesh dhe që të mos mbetej shtatzanë ai i jepte kontraceptivë që prej moshës 10-vjeçare.
E ëma e të miturës tregoi për Top Channel se vajza e saj prej 2 vitesh flinte në dhomë vetëm me 29 vjeçarin, por ajo kishte kuptuar se kishte patur marrëdhënie seksuale mes tyre vetëm para dy muajsh.
“Unë nuk e dija këtë gjë deri para 2 muajsh, kur i dëgjova pas dere edhe pse e mbanin të mbyllur dhe mbyllnin edhe vrimën e çelësit”- tregoi ajo.
Ndërkohë e mitura në prezencë të gazetarëve tregon se sa herë kryenin marrëdhënie seksuale 29 vjeçari kujdesej t’i merrte kontraceptivë që të mos mbetej shtatzanë. Në prani të së ëmës e mitura flet për familjen e djalit, ku sipas saj i ati dhe vëllai i tij e dinin marrëdhënien e tyre.
12 vjeçarja duket e mërzitur me të ëmën për shkak të denoncimit që kjo e fundit ka bërë, pasi sipas saj djali nuk duhet të shkonte në burg. Po ashtu ajo pranon se 29 vjeçari ishte bërë shpesh herë pengesë për të mos shkuar në shkollë, duke qëndruar me të e mbyllur në dhomë.
Kjo gjë ka sjell edhe problemet shëndetësore për të miturën gjë që e ëma i ka vënë re, pasi shpesh ajo mungonte në shkollë nga dhimbjet e barkut.
Kujtojmë se ndaj 29-vjeçarit është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa përpara togave të zeza ai ka mohuar akuzat ndaj tij.