Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka anuluar edhe një mision tjetër të planifikuar për të dërguar ndihmë mjekësore në Gazë, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Misioni i anuluar më 10 janar është i gjashti që është anuluar në dy javë.
Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se misioni i anuluar ishte paraparë të ndodhte në veri të Gazës dhe agjencia e Kombeve të Bashkuara kishte kërkuar të vizituar këtë pjesë, por kërkesa i ishte refuzuar për arsye sigurie.
“Bombardimet intensive, kufizimet e lëvizjes, mungesa e furnizimeve dhe ndërprerja e komunikimeve e kanë bërë të pamundur për OBSH-në dhe partnerët tanë që të arrijmë synimet tona”, tha ai gjatë një konference virutale për media nga Gjeneva.
“Ne i bëjmë thirrje Izraelit të miratojë kërkesat e OBSH-së dhe partnerëve të tjerë me qëllim që të dërgohet ndihma humanitare”, shtoi ai.
Izraeli ka nisur një ofensivë tokësore, ajrore dhe detare në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bash
Popullsia atje po përballet me mungesë të ushqimit, ujit dhe ilaçeve.
OBSH-ja tha se vetëm 15 spitale në Gazë janë funksionale, disa prej të cilave pjesërisht.
kuara dhe Bashkimi Evropian.
Nga ofensiva izraelite në Gazë, ku jetojnë 2.3 milionë banorë, shumica e banorëve janë larguar dhe ndërtesat janë shndërruar në gërmadha./REL