Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar në Lezhë.
Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se mbledhjet e zhvilluara prekin të gjitha aspektet që lidhen me veprimtarinë e shumicës qeverisëse, politike, parlamentare, qeveritare dhe më pas duke trajtuar çdo aspekt e duke hyrë në çdo sektor madje edhe nënsektor.
“Kemi patur mbledhjen tradicionale maratonë të shumicës qeverisëse, kishim tre sesione, një me drejtuesit e grupit parlamentar, drejtuesit politik, një sesion të një mbledhje të zgjeruar të kabinetit me praninë edhe të zv.ministrave dhe drejtues të institucioneve dhe sot një sesion të mbledhjes së ngushtë të kabitetit qeveritar. Si zakonisht kjo maratonë prek të gjitha aspektet që lidhen me veprimtarinë e shumicës qeverisëse, politike, parlamentare, qeveritare dhe më pas duke trajtuar çdo aspekt e duke hyrë në çdo sektor madje edhe nënsektor.
Meqë jemi në Lezhë dhe këtu në këtë zonë ka një pritshmëri për korridorin blu dëshiroj të them se në diskutimin për veprat e mëdha të infrastrukturës kemi diskutuar dhe kemi një pamje të qartë të ecurisë së punës me të. Brenda këtij viti hapim aksin Thumanë-Kashar”-tha Rama.