Një 35-vjeçare në Elbasan ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë.
Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet D. K., e cila është lënduar si pasojë e aksidentit dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet procedurale në Prokurori për shtetasen D. K., 35 vjeçe, pasi në fshatin Gjyralë, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë. Nga përplasja është dëmtuar shtetasja D. K., e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.