Janë zbuluar detaje të reja tronditëse nga vrasja e shqiptares shtatzënë në Greqi.
Siç u raportua nga mediat greke mësohet se viktima është identifikuar si Gjeorgjia Murati, teksa i dyshuari kryesor është partneri i saj dhe shoku i këtij të fundit.
Sipas Policisë, motivi i vrasjes ka qenë grabitja e 41-vjeçares.
Sipas dëshmisë së dy të arrestuarve, ata kanë dashur të organizojnë një grabitje ndaj 41-vjeçares për të marrë çelësat e shtëpisë së babait të saj dhe për të grabitur aty një shumë prej 7 deri në 8 mijë euro.
Në natën e ndërrimit të viteve, partneri i saj për të pasur alibi ka shkuar dhe ka marrë 41-vjeçaren nga dyqani ku ajo punonte që të shkonin së bashku në banesën e tij në Kalamaria.
Aty i priste shoku i tij 34-vjeçar me kapuç.
Ishte pikërisht miku i autorit i cili rrëfeu para autoriteteve se rreth orës 11 të natës së Vitit të Ri, 39-vjeçari dhe partnerja e tij u kthyen në shtëpinë e tyre. Ai vetë ishte fshehur në errësirë.
Ai rrëfeu se e kërcënuan 41-vjeçaren me thikë, e çuan në dhomën e gjumin ku e prangosën dhe i mbuluan sytë. Sipas dëshmisë të 34 vjeçarit, ai zbriti automjetin që do të largoheshin, dhe vetëm pas afro 10 minutash zbriti partneri i Muratit.
“Dhjetë minuta më vonë ai zbriti dhe më kërkoi ndihmë duke më thënë se i ka vdekur partnerja”, mësohet se i ka thënë policisë 34-vjeçari duke treguar se gruan e ka gjetur në një pellg gjaku”, u shpreh ai.
Në një video të prezantuar nga in, 39-vjeçari dhe gruaja 41-vjeçare shihen duke ecur në rrugë për në banesën e tij në Kalamaria disa minuta para vrasjes brutale./Opinion.al