Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse protestojnë bujqit në Gjermani?

2024/01/09 at 10:20 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse protestojnë bujqit në Gjermani?

Indinjatë dhe rezistencë për shkak të planeve të qeverisë për tatimet: Bujqit protestojnë për ruajtjen e subvencioneve agrare. Qeveria ndërkohë i ka zbutur disa prej masave për kursimet në sektorin e bujqësisë.

Këtë të hënë (08.01.2024) nisi java e protestave të bujqve gjermanë, duke shkaktuar pasoja të rënda në qarkullimin rrugor në të gjithë territorin e federatës. Gjatë ditëve në vazhdim bujqit duan të bllokojnë hyrjet në autostrada dhe me kolonat e traktorëve që lëvizin ngadalë duan të hyjnë edhe në qendrat e qyteteve duke paralizuar lëvizjen në to. Në shumë zona bllokada nisi të hënën në mëngjes. Në Berlin u mblodhën qindra bujq me traktorët e tyre në manifestimin qendror përpara portës së Brandenburgut. Në lande të tjera si në Bavari, Brandenburg dhe Renaninë Veriore – Vestfalinë pjesërisht ka pasur edhe “pengesa masive në trafik”, sipas njoftimeve të policisë. Akset kryesore rrugore u bllokuan, nëpër rrugë mund të qarkullohej vetëm në një korsi. Protestat do të vazhdojnë deri më 15 janar me një manifestim masiv në Berlin.

Çfarë kërkojnë bujqit me protestat e tyre?

Ata protestojnë kundër politikës së kursimeve të qeverisë. Masat e kursimeve u bënë të domosdoshme, pas debatit të ndezur për buxhetin, si rrjedhojë e një vendimi të Gjykatës Kushtuese lidhur me buxhetin e vitit 2023. Fillimisht në planet buxhetore ishte parashikuar një favorizim tatimi për automjetet për karburantin për automjetet e bujqve dhe pylltarëve. Pas vështirësive të krijuara me vendimin mbi buxhetin 2024 qeveria mendoi ta pezullojë menjëherë këtë favor, për të siguruar në buxhet një shumë prej gati një miliardë eurosh.

Qysh në dhjetor 2023 bujqit protestuan kundër tërheqjes së masës së parashikuar favorizuese nga qeveria. Aktualisht planet parashikojnë, që favorizimi në tatim për karburantin për automjetet e kësaj kategorie të vlejë për një periudhë tre vjeçare. Duke nisur nga viti 2027 të mos ketë më mbështeteje financiare për karburantin. Sipas ministritt ë Bujqësisë një ndërmarrje e mesme apo e madhe bujqësore për vitin 2024 mund të llogarisë me rreth 1000 euro më shumë shpenzime për naftën. Çlirimi prej tatimit për naftën duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi paafat.

Por këto lëshime janë të pamjaftueshme, sipas presidentit të shoqatës së bujqve Joachim Rukwied: “Kjo do të thotë që në fund të vdesësh gradualisht”, tha ai. “Eshtë e papranueshme. Kjo masë duhet të mos tërhiqet.”

Në ç’gjendje janë faktikisht bujqit në Gjermani?

Gjendja e bujqve gjermanë është e mirë. Madje gazeta e kësaj dege të ekonomisë “agrarheute” (bujqësia sot) bën fjalë për “fitime rekord” në vitin 2022/23. Edhe Shoqata gjermane e Bujqve dekalron, se rezultatet e ndërmarrjeve janë në nivel të lartë: “Pas shumë vitesh të dobëta situata ekonomike e ndërmarrjeve bujqësore në dy vitet e fundit është përmirësuar dukshëm”,thuhet në raportin vjetor të shoqatës së lobiimit. Ndërmarjet kryesore të kësaj dege – pra ato sipërmarrje që janë burimi më i rëndësishëm i të ardhurave në sektor – kanë pasur një bilanc me 115.400 euro për ndërmarrje. Kjo është një rritje me 45 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Bujqit përfitojnë kryesisht nga rritja e çmimeve për ushqimet.

Por presidenti i Shoqatës së Bujqve megjithatë është skeptik për të ardhmen – sikurse i ka thënë ai gazetës “Tagesspiegel” – nga rënia e të ardhurave. Sipas tij, çmimi i qumështit për litër që u rrit me 60 cent, tani sërish është ulur në 40 cent. Nga ana tjetër kostot shtesë të pagës janë rritur sërish. Edhe një tjetër vëzhgim tregon, se bujqësia në Gjermani nuk është biznes joshës: prej dekadash numri i sipërmarrjeve bujqësore është në rënie në Gjermani./DW

Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
Rama e emëroi ministër, Blendi Gonxhja: Përgjegjësi dhe sfidë

Rama e emëroi ministër, Blendi Gonxhja: Përgjegjësi dhe sfidë

Partneri grek vret 41-vjeçaren shqiptare, detaje tronditëse nga krimi i rëndë

Partneri grek vret 41-vjeçaren shqiptare, detaje tronditëse nga krimi i rëndë

Hapet thirrja për 200 drejtues shkolle, ja 4 qarqet për pozicionet e lira

Hapet thirrja për 200 drejtues shkolle, ja 4 qarqet për pozicionet e lira

TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com