Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë gjatë mbrëmjes së djeshme, ku 22-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua me armë zjarri tip ‘snajper’, sapo doli në ballkonin e banesës së tij.
I riu u qëllua me një plumb në kokë teksa kishte dalë në ballkon për të pirë një cigare ndërsa lagjja ishte në errësirë të plotë për shkak se nuk kishte drita.
Ndërkohë, nuk dihet nëse kjo është një rastësi apo ka të bëj me krimin.
Gëzim Sinomati, është djali i Sokol Sinomatit i njohur me pseudonimin Sokol Buzëderri anëtar i bandës së Gaxhait.
Ndaj duket se saga e hakmarrjes dhe përplasjes së bandave vazhdon. Gëzim Sinomati dyshohet se është ekzekutuar për llogari të babait të tij, por nuk përjashtohen as prishje e pazareve të drogës.
Po ashtu mësohet se xhaxhait të viktimës Benard Sinomatit vëllait të Sokolit në 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi ekzekutimi i të riut.
Policia po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen.