Dy oficerë të policisë gjyqësore kanë mbërritur në banesën e ish-kryeministrit Sali Berish për t’i komunikuar masën e “arrestit në shtëpi”.
Ky është momenti kur përfaqësues të prokurorisë dhe policisë paraqiten në hyrjen e pallatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ata pritet t’i komunikojnë vendimin e Gjykatës së Posaçme, që e la sot në arrest shtëpie.
Berisha do të mbikëqyret me forca policie dhe i ndalohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre me të cilët jeton.
Sot gjyqtarja Irena Gjoka vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie për Berishën. Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK se Berisha nuk zbatoi urdhrin e mëparshëm të gjykatës për t’u paraqitur para Oficerit të Policisë Gjyqësore.