Prestigjiozja “POLITICO” në një rubrikë festive dhe humoristike me titullin “Santa Claus…”, vlerëson se cilët nga liderët politikë ishin “të mirë” dhe cilët ishin “të prapë” në vitin 2023, ndërsa zbulon gjithashtu se çfarë dhurate Babagjyshi do t’i bëjë secilit prej tyre sipas vendit në listë.
Vladimir Putin hyn në kategorinë e njerëzve të këqij, sipas listës së Politico. Fillimisht lufta kundër Ukrainës dhe më pas çështja e Yevgeny Prigozhin, e ka vendosur liderin e Kremlinit në listën e padëshiruar.
Pra, asnjë dhuratë për Vladimir këtë Krishtlindje. Por e kundërta është për Zelenskyn, lideri i Ukrainës është në listen e të “mirëve”. E vetmja gjë që presidenti ukrainas ka kërkuar është paqe për vendin e tij.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz është gjithashtu në listën e preferuar të babagjyshit së bashku me kryeministrin grek. Por babagjyshi është pak skeptik për presidentin francez.
Emmanuel kërkoi një byzylyk miqësie për t’ia dhënë Viktor Orban. Mesa duket Macron pëlqen djemtë e këqijtë. Sigurisht, byzylyku i miqësisë që i dha Vladimirit Putinit nuk pati asnjë efekt”, shpjegon me humor Politico.
E njëjta gjë vlen edhe për presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila nisi një gjueti për vrasjen e një ujku që vrau një kalë që i përkiste asaj, nuk është cilësuar si diçka pozitive.
Por babagjyshi është gjithashtu i pavendosur për Sunak, për shkak të planit të tij për të dërguar emigrantët në Ruandë.