Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inteligjenca artificiale përcakton objektivat në Gaza?

2023/12/20 at 9:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Inteligjenca artificiale përcakton objektivat në Gaza?

Ushtria izraelite ka sulmuar çdo ditë objektiva të ndryshme në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit.


Rezultati i këtyre sulmeve, si gjithmonë në raste të tilla, interpretohet ndryshe: organizata terroriste Hamas dhe Ministria e tyre e Shëndetësisë pretendojnë se mbi 60% e ndërtesave të banimit në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë dhe se tashmë 19 mijë banorë humbën jetën, kryesisht gra dhe të mitur.

Ndërsa ushtria izraelite, nga ana tjetër, pretendon se tashmë ka zbuluar dhe shkatërruar disa tunele dhe bastione terroriste, e sipas saj, ato pothuajse pa përjashtim ndodheshin në institucione të mbrojtura civile – spitale, institucione arsimore ose fetare, dhe se Hamas po kryen sistematikisht krime lufte, duke i përdor civilët si “mur të gjallë” për mbrojtjen e bastioneve të tyre ushtarake.

Por ushtria izraelite konfirmon se tashmë ka sulmuar mbi 22 mijë objektiva në Rripin e Gazës, ndaj edhe presidenti amerikan Biden akuzoi Izraelin për “bombardime arbitrare”, megjithëse Izraeli pretendon se sulmet po kryhen me “precizitet të lartë” ndaj objektivave të përzgjedhur.

Por si i zgjedh Izraeli objektivat? Në konfliktet ushtarake, kjo zakonisht bazohet në informacionin nga shërbimet e inteligjencës dhe zbulimin e njësive në terren. Por Liran Antebi i Institutit për Kërkime të Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Tel Avivit pretendon se ushtria izraelite po përdor në shkallë të gjërë programet e inteligjencës artificiale për të zbuluar dhe për të përcaktuar objektivat e goditjeve ajrore ose ato të goditjeve me artileri.

Vlerësimi i tij është se këto janë programe që kanë autonomi relativisht të lartë dhe analizojnë mjedisin e një objektivi të mundshëm sulmi. Kështu, ata shumë shpejt zbulojnë dinamikën që mund të jetë një kërcënim dhe e klasifikojnë atë si objektiv të një sulmi.

Shpejtësia dhe kujdesi

Në vitin 2019, ushtria e Izraelit themeloi Qendrën e Targetit, ku sipas deklaratës së ish-shefit të shtabit të ushtrisë izraelite, Aviv Kochavi, punojnë qindra ushtarë. Në përshkallëzimin e vitit 2021 në Rripin e Gazës, ushtria izraelite filloi të përdorte inteligjencën artificiale në përzgjedhjen e objektivave. Antebi pretendon se vetë udhëheqja ushtarake e pranoi këtë.

Arsyeja kryesore për përdorimin e programeve të tilla është shpejtësia. Dy vjet më parë, 200 objektiva të një rëndësie të madhe u përcaktuan në këtë mënyrë brenda vetëm 12 ditëve, më parë ushtrisë i duheshin 360 ditë për të zbuluar një numër të tillë objektivash.

Gazetari izraelit Yuval Abraham konfirmon se ushtria po përdor inteligjencën artificiale, por dëshmon edhe për zyrtarët izraelitë që nuk janë të bindur për efektivitetin e një metode të tillë:

“Njerëzit me të cilët bisedova ngritën pyetje serioze në lidhje me dobinë ushtarake të disa objektivave specifike. Nëse çdo ditë vendosen qindra apo edhe mijëra objektiva, atëherë mundësia që ndonjë person prej mishi e gjaku të kontrollojë dhe të përcaktojë saktësinë e një informacioni të tillë, zvogëlohet në mënyrë drastike.

Kryeministri izraelit Netanyahu ka deklaruar vazhdimisht se qëllimi tani është “shkatërrimi i plotë” i Hamasit – gjë që këtij gazetari i duket si një detyrë e kotë. Hamasi ka mobilizuar rreth 30 deri në 40 mijë luftëtarë, e nëse programi kompjuterik nuk përzgjedh vetëm objektiva të rëndësishëm, pra poste komanduese dhe zyrtarë të rëndësishëm të organizatës terroriste, atëherë në mënyrë të pashmangshme do të ketë shumë viktima civile dhe “dëm kolateral”./DW

Etiketa: gaza


Ju sugjerojmë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
Kronikë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

12 Qershor, 2026 10:56 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

12 Qershor, 2026 10:21 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

12 Qershor, 2026 9:53 am
Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
Kryesore

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

12 Qershor, 2026 9:24 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

12 Qershor, 2026 8:05 am
Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
Bota

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

11 Qershor, 2026 10:39 pm
Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

11 Qershor, 2026 8:27 pm
Para
Aksion antidroge në Vlorë, lënda narkotike e ndarë në pako po transportohej me furgon

Shkodër/ Gjenden mbetje kockore në një gropë për djegie qymyri, policia jep detaje për ngjarjen

Shkaktuan 2 mln euro dëm ekonomik duke shmangur detyrimet tatimore, arrestohen 12 persona në Tiranë

Shkaktuan 2 mln euro dëm ekonomik duke shmangur detyrimet tatimore, arrestohen 12 persona në Tiranë

Shkatërrohet grupi kriminal i kokainës, 9 të arrestuar, mes tyre shqiptarë

Shkatërrohet grupi kriminal i kokainës, 9 të arrestuar, mes tyre shqiptarë
















TE FUNDIT

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
12 Qershor, 2026

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar një operacion të gjerë për goditjen e një grupi kriminal të...

Lexo më shumë

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
12 Qershor, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli nuk është palë në memorandumin e mirëkuptimit të raportuar mes Shteteve të...

Lexo më shumë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
12 Qershor, 2026

Një tentativë për vjedhje është regjistruar në zonën e Shkozës në Tiranë, ku objektiv i autorit ka qenë filiali i...

Lexo më shumë

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
12 Qershor, 2026

Në një reagim në rrjetet sociale kryedemokrati Sali Berisha bën me dije se pas një rishqyrtimi të thelluar nga DASH,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}