Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratori i Tiranës/ Berisha: U dhuruan 600 mijë metër katrorë tokë në Sharrë

2023/12/13 at 1:26 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Inceneratori i Tiranës/ Berisha: U dhuruan 600 mijë metër katrorë tokë në Sharrë

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ditën e sotme ka vijuar me denoncimet që lidhen me aferën e Inceneratorit të Tiranës.

Berisha deklaron se për inceneratorin e Tiranës janë dhuruar 600 mijë metër katrorë tokë në Sharrë, ndërsa thotë se nuk ekziston asnjë procedurë ligjore për shpronësim.

“Nuk ekziston asnjë procedurë ligjore e çfarëdolli shpronësimi”, thekson ai, teksa u shpreh se: “Kryemadhi deklaroi se këtyre 600 mijë metër katrorë tokë, i janë shtuar këto muajt e fundit edhe 150 mijë metër katrorë tokë të tjera”.

“Imagjinoni, a mund të ketë sipërmarrje në botë që të pushtojë pa asnjë kontratë, pa asnjë tarifë, pa asnjë proces, 600 mijë metër katrorë dhe në dorën tjetër 150 mijë?”, u shpreh ai.

Sali Berisha: E kuptueshme që çdo njeri shtron pyetjen, se ku janë, kush i vodhi 130 milionë euro në 6 vite, në sipërmarrjen Veliaj-Rama.

Si u zhdukën në një kohë kur në atë që unë e kam quajtur miniera e floririt Rama-Veliaj, nuk ekziston asnjëri nga 5 objektet e parashikuara për ndërtim në kontratë.

Pasi ne provuam me dokumente se me firmë personale të Erion Veliajt, u certifikua i famshmi studim fizibiliteti që në fakt ishte studimi bazë i vjedhjes së shekullit.

Studimi i fizibilitetit, i bërë nga një nga aksionerët e vegjël të sipërmarrjes Rama-Veliaj, famëzi Klodian Zoto.

Por, i paraqitur me firmën e tij si sukses, si i vërtetë para ministrave Cani dhe Arben Ahmetaj, fiks nga Erion Veliaj.

Pasi faktuam me firmën personale të Erion Veliajt se ky kreu një megamashtrim të madh publik për ndërmarrjen e tij, firmosi se Bashkia e Tiranës dhe bashkitë e rretheve, do paguajnë nga të ardhurat e tyre 91 milionë euro për sipërmarrjen e tij, duke mashtruar atë dhe paraqitur atë si vendim të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut dhe kjo nuk ishte kurrë e tillë.

Dhe mashtrimi ka vetëm një shpjegim, se ai nuk kishte 3 të 5-tat për ta kaluar, ndaj dhe mashtronte për ndërmarrjen e tij.

Pasi faktuam se Edi Rama në kundërshtimin më flagrant, më të paimagjinueshëm, për të cilin do hyjë në Gines, firmosi bonusin 8 pikë për kompaninë, për të cilën u njoftua se nuk ekzistonte, firmosi me firmën e tij në një kohë kur ministri i Drejtësisë i deklaronte me shkrim se kjo nuk është kompetencë e qeverisë, por natyrisht kompetencë e sipërmarrjes Rama-Veliaj.

Pasi rrëzuam me dokumente autentike përpjekjen e larove skapistë për ta paraqitur si strumbullar të vjedhjes së shekullit, hajdutin me qira, Lefter Koka, i cili ishte thjesht i marrë me qira, por sipërmarrja ishte e këtyre firmëtarëve, siç tregojnë të gjithë dokumentet.

Tani jemi këtu para jush për të faktuar me dokumente se pse Edi Rama dhe Erion Veliaj janë hajdutët më kryesorë të 130 milionë eurove, të paguar nga taksapaguesit e Bashkisë së Tiranës dhe qarkut të Tiranës, por edhe bizneset e këtij qarku, në sipërmarrjen e Sharrës Rama-Veliaj.

Së pari, Erion Veliaj pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, i ka dhuruar kompanisë së vet, apo kompanisë Rama-Veliaj, 600 mijë metër katrorë tokë në Sharrë.

Në qoftëse 400 mijë metër katrorë kanë ndjekur procedurën ligjore të shpronësimit, Rama dhe Veliaj kanë lumturuar veten në sipërmarrjen e tyre me 600 mijë metër katrorë tokë tjetër, për të cilën nuk ekziston asnjë procedurë ligjore e çfarëdolli shpronësimi.

Zonja Kryemadhi deklaroi se këtyre 600 mijë metër katrorë tokë, i janë shtuar këto muajt e fundit edhe 150 mijë metër katrorë tokë të tjera.

Imagjinoni, a mund të ketë sipërmarrje në botë që të pushtojë pa asnjë kontratë, pa asnjë tarifë, pa asnjë proces, 600 mijë metër katrorë dhe në dorën tjetër 150 mijë? Kjo ndodh vetëm kur sipërmarrja është Rama-Veliaj dhe në asnjë rast tjetër.

Edhe me Bolinon e tij kur vodhën, Rama u detyrua të vjedhë me 1 euro, siç paraqita 4 vendimet me firmën personale të Edi Ramës.

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Balluku: Projektligj për dixhitalizimin e të gjithë sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri

Balluku: Projektligj për dixhitalizimin e të gjithë sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri

Të hënën mblidhet Këshilli i Mandateve për kërkesën e SPAK ndaj tij, do shkojë Berisha? Flet ish-kryeministri

Të hënën mblidhet Këshilli i Mandateve për kërkesën e SPAK ndaj tij, do shkojë Berisha? Flet ish-kryeministri

Vendimi i SPAK/ Berisha: Rama, përndjekje politike ndaj opozitës

Vendimi i SPAK/ Berisha: Rama, përndjekje politike ndaj opozitës

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com