Janë zbardhur disa nga porositë e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.
Në mbledhje u diskutua për agjendën e seancës të së enjtes në Kuvend. Sipas informacioneve të enjten do votohen ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit dhe marrëveshja me Italinë për emigrantët.
Sipas News 24, Rama iu ka kërkuar të gjithë deputetëve socialistë të jenë të pranishëm në seancë.