Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e PS-së, ka bërë të ditur se 9.53 milionë është shifra e turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë deri në muajin nëntor.
Ajo theksoi se muaji nëntor krahasuar me nëntorin e një viti më parë ka shënuar një rritje e ndjeshme çka konfirmon trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit.
“Muaji nëntor ka shënuar një shifër prej 547.221 hyrjesh të vizitorëve të huaj, një rritje e ndjeshme (53%) më shumë krahasuar me nëntorin e një viti më parë çka konfirmon trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i rritjes së turizmit gjithëvjetor”-tha Kumbaro.
Sipas saj, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairet ndërkombëtare Fitur- Madrid dhe ITB-Berlin, në të cilin Shqipëria do të jetë vendi i nderit për vitin 2025 me një program promovues njëvjeçar.