Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rama zhbëri arritjet e 8 dhjetorit”, Berisha: Rilindja ishte hakmarrje ndaj demokracisë

2023/12/08 at 11:51 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rama zhbëri arritjet e 8 dhjetorit”, Berisha: Rilindja ishte hakmarrje ndaj demokracisë

Në një kohë që kryeministri Edi Rama ka mbledhur kongresin e PS, Sali Berisha ka zhvilluar një aktivitet në kuadër të 8 dhjetorit, “Dita e Rinisë”.


Gjatë fjalës së tij, Berisha ka folur lidhur me lëvizjen e të rinjve kundër regjimit komunist 33 vite më parë.

Por, ish-kryeministri nuk i kurseu akuzat edhe ndaj Ramës, për të cilin tha se punon kundër interesave të Shqipërisë dhe se ka zhbërë çdo arritje për demokraci të 8 dhjetorit.

“Mblidhemi sot në këtë aktivitet për 8 dhjetorin, për të nderuar 8 dhjetorin e vitit 1990, datën e cila pas pavarësisë së Shqipërisë, pati rolin më përcaktues për kombin shqiptar. Në histori nuk ka një datë të dytë tjetër, e cila solli për shqiptarët, një epokë që ata nuk e kishin përjetuar kurrëmë parë. Komb i sundimeve qindravjeçare perandorake, të dominuara nga perandoritë, i mbretërive, i diktaturave staliniste. Më datën 8 dhjetor, studentët nisën lëvizjen e tyre, lëvizje që do ndante epokat për shqiptarët. Lëvizja studentore e 8 dhjetorit ka veçantitë e saj, që e dallojnë atë nga të gjitha lëvizjet antikomuniste të Europës Lindore. Kjo lëvizje ishte tërësisht lëvizje revoltë e frymëzuar nga idealet e të rinjve studentë shqiptarë. Nuk kishte një parti, nuk kishte një organizatë që i thirri ata apo i organizoi ata. Ata dolën ballë për ballë diktaturën, falë guximit të tyre epik. Dolën ballë për ballë me diktaturën për idealet e tyre të lirisë, të cilën ata nuk e njihnin. Ata kishin lindur dhe ishin rritur në diktaturë. Liria për ta ishte një aspiratë, që buronte nga ndërgjegja, nga idealet e tyre. Ata kishin përballë kur dolën në shesh një diktaturë të egër, e cila sado që e lodhur, por ekzekutonte bashkëmoshatarët e tyre çdo javë në kufi. Dhe jo vetëm kaq, por zvarriste trupat e të rinjve të rënë në sheshet e qyteteve për të kallur tmerr dhe frikë. Në këto kushte nisën betejën e tyre studentët dhe atë ditë jemi gjetur përballë tyre me datën 9 ne me Besnik Mustafën, Kujtim Çashkun dhe ndonjë tjetër. U përballëm me një skenë të paparë ndonjëherë në jetën tonë. Aty ishin një grup prej 700, 800 apo mbase 1 mijë studente. Por ata ishin një grup prej 1 mijë heronjsh. Ne nuk kishim lexuar, nuk kishim parë kurrë një numër kaq të madh heronjsh, të cilët kishin përballë mjetet më të egra të diktaturës, hanxharët e saj. Dhe ata u vërsulën drejt tyre në mënyrë mizore, i rrahën në mënyrën më barbare, por të pathyeshëm, të pamposhtur, ata do mblidheshin përsëri pasdite në betejë kundër diktatorit. U ndala në këtë moment për të theksuar se guximi është arma mbinjerëore, është arma tokësore dhe mbitokësore e njeriut. Dhe ata studentë nuk kishin asnjë armë tjetër përveç guximit të tyre. Ata në fakt ishin në vetmi, nuk kishin askënd përveç njëri-tjetrit. Ata ishin të braktisur në atë rrugë, por nuk u mposhtën. Sot, duhet të jemi realistë. Dhjetori kishte fillimin, ngjitjen, por përjetoi edhe rënien e tij. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ne sot, mblidhemi këtu për ta nderuar atë me libra. Asnjë datë tjetër, asnjë ditë tjetër, asnjë lëvizje tjetër në historinë e kombit nuk i dha atij më shumë mbarësi sa dhjetori. E nxori nga honet e mjerimit, honet e izolimit. E anëtarësoi në NATO. E bëri të lëvizë lirshëm në Europë, e renditi në kombet me të ardhura të mesme të larta. Por, siç thotë Xhek Goldstoun, diktatura hakmerret dhe të paktë ishin ata që realizuan pse Edi Rama quajti Rilindje dhe ç’nënkuptonte rilindja e Edi Ramës në fushatën elektorale dhe në vazhdim pas viteve 2013. Rilindja e Edi Ramës, nëse nuk u kuptua atëherë, ishte zhbërja, ishte hakmarrja ndaj demokracisë. Në 10 vite, ai ia doli të zhbëjë një nga një, arritjet e 8 dhjetorit. Ai ia doli me vendosmëri të vendosë në Shqipëri një narkokraturë, një diktaturë bande. Por një diktaturë, po aq moniste sa ç’ishte diktatura komuniste në kulmin e saj. Ramiz Alia ishte diktator, pa diskutim, por monist si Enver Hoxha nuk mund të kishte një të dytë përveç Edi Ramës sot. Sepse edhe ai kishte ca përreth, të cilët merrnin copëza pushteti dhe i përdornin natyrisht brenda kuadrit. Por i ushtronin ato. Kur u themelua PD, u bënë përpjekje të mos regjistrohej, por të themi atë që është, u regjistruam”,-tha Berisha./Opinion.al



Ju sugjerojmë

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Deklaratë e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Rajoni

Deklaratë e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

14 Korrik, 2026 3:48 pm
Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
Bota

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

14 Korrik, 2026 3:36 pm
Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
Bota

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

14 Korrik, 2026 2:49 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Bota

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

14 Korrik, 2026 1:45 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

14 Korrik, 2026 1:42 pm
Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Kronikë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

14 Korrik, 2026 1:23 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
Politikë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

14 Korrik, 2026 12:30 pm
Para
Kongresi i PS, Klosi për opozitën: Ata janë të dobët. Ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë

Kongresi i PS, Klosi për opozitën: Ata janë të dobët. Ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë

Berisha: Të ngrihemi në mosbindje civile deri në përmbysjen e regjimit “Rama”

Berisha: Të ngrihemi në mosbindje civile deri në përmbysjen e regjimit “Rama”

Itali/ Makina humb kontrollin dhe përfundon në ujë, vdesin 2 të rinj shqiptarë dhe 1 vajzë italiane

Itali/ Makina humb kontrollin dhe përfundon në ujë, vdesin 2 të rinj shqiptarë dhe 1 vajzë italiane
















TE FUNDIT

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
14 Korrik, 2026

Elseid Hysaj është pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi shqiptar pritet të mbetet pjesë e Serie...

Lexo më shumë

Deklaratë e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Deklaratë e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
14 Korrik, 2026

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar...

Lexo më shumë

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
14 Korrik, 2026

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, kritikoi planin e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një taksë...

Lexo më shumë

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
14 Korrik, 2026

Çmimet e naftës në bursa  janë rritur në nivelin më të lartë në një muaj pas shtimit të sulmeve midis...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}