Alban Xhihani e cilëson një kombinim të tmerrshëm shortin i Euro 2024, ku kombëtarja Shqiptare është në të njëjtin grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.
Në emisionin “Opinion”, ai rendit disa prej pikave të dobëta të kudnërshtarëve prej të cilave kombëtarja kuqezi mund të ketë avantazh në fushën e blertë.
Alban Xhihani: Për mua Spanja nuk është e nivelit që ka qenë, ka Rodrin që është një nga mesfushorët më të mirë të botës, por Rodri për mendimin tim nuk është as Iniesta, as Çavi, kjo ështtë ta shikosh gotën gjysmë bosh tani. Nuk është më Fernando Torres, Del Boske… kjo Spanjë nuk është ajo.
Italia e 1001 problemeve me zor të madh u kualifikua, mund të kishim Ukrainën sot dhe jo Moldavinë, kanë problematikat e tyre. Është një skuadër që do t’i mungojë Tonali dhe për të kaluar te Kroacia që ka këtë brezin e gjyshërve nëse mund ta them. Ata janë ekspertë, por kam përshtypjen që janë në fundin e kurbës së këtij cikli të bukur dhe të suksesshëm që ka. Vjet ishte kampionati botëror dhe unë prapë them që Kroacia nuk ka të krahasuar me atë të vjetshmen, plus edhe vetvetiu ngopja që mund të ketë skuadra kroate për mendimin tim, është sipas vlerave. Dhe një shans i mirë është që ne Spanjën e kemi ndeshje të fundit, për mendimin tim mund të jetë më mirë. Të gjitha energjitë, forcat tek Italia. Në një ditë të mirë tonën dhe jo të mirë të kundërshtarit, Italisë që e ka treguar që shpesh ka luhajte, ne mund të përfitojmë. Me Kroacinë, dy skuadra ballkanase.
Mes të tjerash, Xhihani është i bindur se rikthimi i Brojës mund të jetë i mundur nëse rikuperohet.
Alban Xhihani: Mendoj që po, s’ka arsye pse mos të jetë. Në qoftë se Broja lë pas gjithë këto problematikat, në qoftë se fillon të luajë një lojtar, Jackson mos gaboj te Chelsea që edhe ai ka ardhur nga Villareal që nuk ka atë forcën për ta kapur vendin e titullarit apo të rezervës së parë, Broja absolutisht për mendimin tim, me dashamirësinë që ka edhe Pocchetino, ka treguar që e do, mendoj brenda 6 muajve mund të arrijë që të jetë i gatshëm. Ne kemi nevojë edhe për Brojën, edhe për Cikalleshin, edhe për Dakun.