Edhe seanca plenare e ditës së sotme vijoi mes kaosit, zhurmës dhe tymueseve.
Por këtë herë nuk munguan as përplasjet fizike mes deputetëve.
Në nisje të seancës të shkurtër plenare, deputeti Gazment Bardhi i ka fikur mikrofonin Petro Koçit të PS, pasi këtij të fundit iu dha fjala nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Por përveç këtij veprimi kamerat kanë pikasur dhe momentin kur deputeti tjetër i opozitës Edi Paloka ka tentuar të qëllojë me shuplakë Petro Koçin, por është penguar nga punonjësit e Gardës. Deputeti socialist nuk ka lëvizur nga vendi.
Seanca e sotme zgjati vetëm 17 minuta.