Ndërsa po zhvillohet ceremonia për hedhjen e shorteut për grupet e Kampionatit Evropian që do të mbahet në Gjermani, trajnerët e kombëtareve kualifikuese për Euro 2024 kanë pozuar me kupën.
Në mesin e tyre gjendet edhe trajneri i kuqezinjëve, Sylvinho. Ceremonia e shortit nisi në orën 18:00 dhe përveç Gjermanisë mikëpritëse, deri tani janë kualifikuar edhe 20 kombëtare për Kampionatin Evropian të cilat pritet të ndahen në grupet përkatëse.
Të gjitha këto kombëtare do ta mësojnë fatin e tyre mbrëmjen e sotme me shortin që po hidhet në Hamburg. Kombëtarja Shqiptare ndodhet në vazon e dytë, dhe do të jetë në grup me secilën skuadër që ndodhet në 3 vazot e tjera.