Teksa po zhvillon punimet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar deputeti demokrat, Ervin Salianji.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Salianji shprehet se opozita e ka jetike transformimin rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten. Ai thekson se korrigjimet janë të pamjaftueshme, por janë të domosdoshme ndryshimet e thella.
“Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten! Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme! Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot!
Nevoja për ti hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë!”, shprehet ai.
Salianji nuk ka marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Thirrur nga ish-kryeministri Berisha.