Personazhit të njohur të rrjeteve sociale Kozak Braçi i kanë djegur makinën e tij tip “Benz” gjatë natës. Policia njoftoi se si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale.
“Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit Kozak Braçi, 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.
Ka qenë vetë Kozaku që nuk ka ngurruar të postojë një video në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjesi, mirëmëngjesi, shih ça bëhet”, shprehet ai.
“Kanë ardhur kanë djegur makinën edhe kanë kujtuar se kanë bërë ndonjë burrni. Unë më shumë e kam se më keni trembur çunin tek shtëpia se ka plasur makina, por nuk jeni burra ju që bëni këtë gjest. Nesër iki blej prapë makinë. Nuk i kemi kujt borxh. Po të keni gjë më keni xhiro gjithë ditën jo me ardh me djeg makinën se unë po të kisha probleme nuk e kisha parkuar poshtë shtëpisë”, thotë ndër të tjera Kozaku duke mos i munguar as fjalori i rëndë.