Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Veç të shkoj unë në burg”/ Elektricisti hap sahatin, qytetari gjobitet 20 milionë

2023/11/27 at 10:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Veç të shkoj unë në burg”/ Elektricisti hap sahatin, qytetari gjobitet 20 milionë

Jemi në fshatin Spiten të Lezhës, në biznesin e qytetarit Ndue Kolthi, një biznes që pret gur.


Prej muajit Qershor në këtë biznes nuk ka energji elektrike. Zoti Kolthi tregon, se prej shumë vitesh, këtë biznes e ka lënë me qira. Në qershor 2022 ka pasur një defekt matësi dhe Ndue Kolthi thirri elektricistin e zonës.

Ky i fundit rregulloi problemin dhe e la sahatin hapur, që t’i bëhej analiza. Në Dhjetor 2022 vjen task forca nga Tirana dhe nuk lë asnjë proces verbal, por thjesht pyet se kush ka ndërhyrë.

Elektricisti e pranoi dhe sahati sërish qëndroi i hapur. Në Maj 2023 shkëputet energjia dhe qytetari mendoi se ishte prej disa muajve të papaguar. I pagoi dhe shkoi të interesohej për të rilidhur energjinë elektrike, por i thanë se ka një gjobë 20 milionë lekë.

Qytetari nuk e kupton arsyen e gjobës, pasi i ka paguar të gjitha detyrimet.

Ndue Kolthi: Ka një biznes, që e kam lëshuar me qira.

Gazetarja: Prej sa vitesh?

Ndue Kolthi: Prej 9 vitesh. Nga problemet që kam. Kam një fëmijë në spital, në Itali. 2022-shin, kam pasur një defekt, me çfarë më thotë qiramarrësi, në sahat. Edhe më thotë mua “unë nuk kam drita”, thotë “se ma këputi telat në sahat”. Marrë në telefon elektricistin e zonës, ai ka ardhur e ka bërë defektin dhe ma ka lënë sahatin hapur, me qëllim për të ardhur ato të 3G-së, për ta mbyllur.

Gazetarja: 3G? Kush është 3G-ja?

Ndue Kolthi: 3G-ja është ajo që bën analizën e sahatit. A është hapur në brendësi a jo? S’erdhën ato të 3G-së, erdhën këto, një ditë ndodhesha këtu unë, erdhën këto task forca e Tiranës, e gjetën sahatin hapur. U detyrova thirra ata në telefon, erdhi këtu…

Gazetarja: Elektricisti?

Ndue Kolthi: Po, elektricistin, erdhi këtu, e pranoi se “e kam hapur unë”. Inxhinieri thotë: “nesër do vijmë e të mbyllim sahatin”. Nesër nuk erdhën këto. Pyeta këtë elektricistin, thotë: “do të vijmë sot, do të vijmë nesër”. Në momentin kur kanë ardhur për të bërë sahatin, ai ka qenë në 2022-shin, mund të ketë qenë nga Qershori apo Korriku, nuk e di fiks. Mbasandaj, ka qëndruar sahati i hapur deri afër Dhjetorit. Në Dhjetor kanë ardhur këto të task forcave dhe e kanë gjetur hapur.

Gazetarja: Dhe nga Qershori deri në Dhjetor këtu ka pasur energji elektrike?

Ndue Kolthi: Po po, pa shkëputje.

Gazetarja: Edhe sa vinin faturat gjatë këtyre viteve?

Ndue Kolthi: Pastaj si mbas punës që kishim. Herë vinin me 100 mijë lekë, herë 80 mijë lekë, herë 50 mijë lekë, herë 150 mijë lekë.

Gazetarja: Ju u larguat në Itali, sahati qëndroi i hapur, çfarë ndodhi më tej?

Ndue Kolthi: Më mori në telefon qiramarrësi dhe më thotë që janë prerë dritat. Edhe unë mendova se janë pa paguar nja 3 muaj dhe shkova i pagova ato me shumën 300 mijë lekë.

Gazetarja: Dhe kur ishin shkëputur dritat, në cilin muaj?

Ndue Kolthi: Dritat ishin shkëputur në Maj. Shkova tek kujdesi ndaj klientit për të rilidhur dritat, ato më thanë: “ke një dëm ekonomik 20 milionë lekë”. Edhe unë u habita se nga erdhi ky dëm ekonomik. 20 milion lekë dëm ekonomik, s’ia kam bërë shtetit as kurrkujt.

Gazetarja: Ndërkohë u drejtuat në drejtorinë e OSHES-së në Lezhë, çfarë iu është thënë?

Ndue Kolthi: Do ta shohim e do ta mbyllim, e do të flasim me ato të Tiranës, e do të bëjmë e do të kthejmë, por mua deri më sot nuk më kanë dhënë asnjë ashtu. Unë u kam kërkuar, të paktën më jepni motivin e gjobës. Unë kërkoj brenda mundësive, që të më heqin gjobën, të më lidhin dritat.

Zoti Kolthi bisedon me elektricistin Mark Fizi, i cili pranon, se e ka hapur ai sahatin.

Ndue Kolthi: A di gjë,  si është ajo loja e asaj gjobe, a burrë? A di gjë ti për atë punë?

Elektricisti: Unë nuk di gjë ajo punë e kam mbyll unë atje atë problemin.

Ndue Kolthi: Unë s’e kam prek sahatin. A e ke hap ti sahatin e Mark?

Elektricisti: Po ajo pra, e kam hap unë sahatin, ajo është deklarata, që kam bo unë. E kam marrë përsipër unë.

Ndue Kolthi: Po nga erdhi ajo gjobë pra? Nga erdhi 20 milionë lekë gjobë?

Elektricisti: O Ndue, e ka lën.. Nue veç të shkoj unë në burg…

Ndue Kolthi: Gjoba më ka ardhë mu 20 milionë lekë atje.

Elektricisti: Ah, për gjobën s’isha unë për gjobën, o Ndue.

Në sektorin e kujdesit ndaj klientit i thonë, se ka ndërhyrje në matës dhe asnjë dokumentacion tjetër. Sipas institucionit, në këto kushte, situata mund të zgjidhet vetëm në gjykatë.

Ndue Kolthi: Tash, unë desha me ditë për punën e asaj gjobe? Ça do bëhet a si, tek e qysh a? Mua më duhet fletë-gjoba! Mua më duhet fletë-analiza! Ato këtu tek ju merren, se unë s’kam ku me i marrë.

Kujdesi i klientit: Ndërhyrje në matës thotë, ndërsa dokument tjetër nuk kemi ne. Mund të shkoni te drejtoria atje për… Ai proceverbali nuk është në sistem këtu për ta printuar. A më kupton? Sigurisht ajo gjobë është vendos për ndërhyrje të paligjshme në matës. Ajo ajo…, nuk e di mbi çfarë baze e kanë vendos.

Ndue Kolthi: Ky s’ka hap sahat, unë s’kam hap. Punonjësi i OSHEE-së e ka hap, në fund e ha gjobën unë 20 milionë lekë.

Kujdesi i klientit: Po nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm në gjykatë ka për t’u zgjidh. / Tv Klan



Ju sugjerojmë

Turqi: Shumë refugjatë sirianë po rikthehen në vendlindje
Bota

Turqi: Shumë refugjatë sirianë po rikthehen në vendlindje

15 Gusht, 2025 10:01 am
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Si u tentua të fshihej krimi nga familjarët e autorit
Kronikë

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Si u tentua të fshihej krimi nga familjarët e autorit

15 Gusht, 2025 9:41 am
Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin
Bota

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

15 Gusht, 2025 9:17 am
Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, arrestohen 8 persona

15 Gusht, 2025 9:03 am
Shqiptarët nuk po martohen më, celebrimet bien në minimumin historik
Aktualitet

Shqiptarët nuk po martohen më, celebrimet bien në minimumin historik

15 Gusht, 2025 8:51 am
Si e sheh Trumpi takimin me Putinin?
Bota

Si e sheh Trumpi takimin me Putinin?

15 Gusht, 2025 8:44 am
Sërish incidente gjatë protestave antiqeveritare në Serbi
Rajoni

Sërish incidente gjatë protestave antiqeveritare në Serbi

15 Gusht, 2025 8:27 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 15 gusht 2025

15 Gusht, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 gusht 2025

15 Gusht, 2025 8:17 am
Ukrainë, katër të vrarë nga bombardimet ruse
Bota

Ukraina urdhëron më shumë evakuime teksa Rusia shton presionin në fushëbetejë

14 Gusht, 2025 10:22 pm
Para
Flet nga arratia narkotrafikanti: Për t’i dhënë fund trafikut të drogës, duhet t’i jepet fund policisë e politikanëve të korruptuar

Flet nga arratia narkotrafikanti: Për t'i dhënë fund trafikut të drogës, duhet t’i jepet fund policisë e politikanëve të korruptuar

“Sa mirë që njeriu nuk e di kur do vdesë”, Timo Flloko: Besoj që ka një shtysë në këtë botë…

“Sa mirë që njeriu nuk e di kur do vdesë”, Timo Flloko: Besoj që ka një shtysë në këtë botë…

Lindi në Pejë/ Timo Flloko rrëfen sesi u zhvendos në Vlorë: Babai u dashurua…

Lindi në Pejë/ Timo Flloko rrëfen sesi u zhvendos në Vlorë: Babai u dashurua...
















TE FUNDIT

Turqi: Shumë refugjatë sirianë po rikthehen në vendlindje

Turqi: Shumë refugjatë sirianë po rikthehen në vendlindje
15 Gusht, 2025

Situata në Siri është e paqëndrueshme - megjithatë gjithnjë e më shumë refugjatë sirianë po kthehen nga Turqia në vendlindje....

Lexo më shumë

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Si u tentua të fshihej krimi nga familjarët e autorit

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Si u tentua të fshihej krimi nga familjarët e autorit
15 Gusht, 2025

Policia ka vënë në pranga tetë persona, një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Maliq, ku u vra...

Lexo më shumë

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin
15 Gusht, 2025

Derisa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgatiten të takohen në Alaskë për...

Lexo më shumë

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, arrestohen 8 persona

Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur
15 Gusht, 2025

Policia e Korçës ka arrestuar 8 persona në lidhje me vrasjen e një 14-vjeçari në fshatin Pirg të Maliqit. Mësohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com