Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parada e Pavarësisë, Veliaj pret Presidentin e “Albanian Roots”

2023/11/27 at 6:59 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Parada e Pavarësisë, Veliaj pret Presidentin e “Albanian Roots”

Një ditë përpara Paradës së Shqiptarëve, që do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë, në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e “Albanian Roots”, Marko Kepi, organizator i përvitshëm i paradës në Nju Jork, dhe anëtarë të komunitetit shqiptar nga mbarë bota, të cilët do të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe.

Kryebashkiaku tha se kombi shqiptar po jeton sot ditët e tij më të mira.

“Jemi duke jetuar sot ditët tona më të mira. Nuk po them ditët tona perfekte sepse besoj që dita perfekte e shqiptarëve ende nuk ka mbërritur, por janë sot ditët tona më të mira. Shqipëria ka qenë 111 vite e pavarur, por sot Kosova është e lirë dhe e pavarur. Në Maqedoni e kemi Zv/kryeministrin dhe në fillim të janarit kryeministri do të jetë gjithashtu shqiptar. Në Malin e Zi e kishim më përpara Zv/kryeministër, u bë kryeministër, tashmë kemi prapë Zv/kryeministër shqiptar. Kur mendoj se sa e padrejtë ka qenë historia, sa të diskrimuar e kemi ndjerë veten, sot jemi më “nalt”. Por, çdo ditë duhet të punojmë me çuar edhe pak më lart. Besoj është një moment të reflektojmë, se kombi ynë sot po jeton ditët e veta më të mira,” u shpreh ai.

Ne jemi shumë pak për t’u ndarë dhe vetëm të bashkuar mund të ecim përpara, theksoi Veliaj.

“Sot ne jemi të njëjtët autorë të progresit, siç mund të jemi edhe autorë të mungesës së bashkëpunimit. Shpresoj shumë të mbizotërojë fryma e të parëve tanë, që nga koha e Skënderbeut, se bashkimi bën fuqinë përtej dallimeve të vogla, përtej partive, përtej mbiemrit, përtej vendit të origjinës. Ne jemi shumë pak për t’u ndarë! Mesazhi që duam të japim me këto festa është se ka ardhur koha për t’u bashkuar. Shpresoj që gjenerata e re e shqiptarëve, që janë këtu sot, i kanë mësuar këto mësime. Unë besoj se këto dy ditë do të jetë një valle e bukur, edhe për ta dhënë këtë mesazh, edhe për të reflektuar se sot s’na pengon më askush,” tha Veliaj.

Marko Kepi, nga shoqata “Rrënjët shqiptare”, u shpreh i lumtur që kanë arritur t’ja dalin deri në finalizimin e një parade për 28 Nëntorin nga Nju Jorku në Tiranë.

“Faleminderit për mikpritjen kryetar! Është hera e parë që një qeveri shqiptare bashkëpunon me organizatën tonë, pra për ta sjellë paradën e shqiptarëve këtu në Tiranë. Jemi shumë krenar se më në fund po zhvillohet kjo ëndërr, që kemi pasur, që ta bëjmë paradën këtu me të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve,” u shpreh ai.

Kepi tha gjithashtu se në këtë paradë janë ftuar që të marrin pjesë 128 bashki në trojet shqiptare dhe se për të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij organizimi po kryhen me Bashkinë e Tiranës.

Ju sugjerojmë

Ukrainë, katër të vrarë nga bombardimet ruse
Bota

Ukraina urdhëron më shumë evakuime teksa Rusia shton presionin në fushëbetejë

14 Gusht, 2025 10:22 pm
Serbi/ Studentët dalin në protestë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiç
Rajoni

Serbi/ Studentët dalin në protestë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiç

14 Gusht, 2025 9:53 pm
Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat
Aktualitet

Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat

14 Gusht, 2025 9:19 pm
OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave
Bota

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

14 Gusht, 2025 8:49 pm
Kërcënimi i Trump se do të bombardojë Iranin, reagon republika islamike
Bota

Khamenei i gatshëm për dialog me SHBA-në mbi marrëveshjen bërthamore

14 Gusht, 2025 8:34 pm
Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”
Bota

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

14 Gusht, 2025 8:06 pm
Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur
Aktualitet

Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur

14 Gusht, 2025 7:50 pm
Studentët serbë paralajmërojnë protestë në mbrëmje: Serbi zgjohu!
Rajoni

Studentët serbë paralajmërojnë protestë në mbrëmje: Serbi zgjohu!

14 Gusht, 2025 7:27 pm
Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari
Te Fundit

Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari

14 Gusht, 2025 6:59 pm
17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

14 Gusht, 2025 6:47 pm
Para
“Rusia dhe Kina përmes dezinformimit duan të pengojnë integrimet euro-atlantike të Kosovës”

"Rusia dhe Kina përmes dezinformimit duan të pengojnë integrimet euro-atlantike të Kosovës"

Përplasen katër makina në Fier

Përplasen katër makina në Fier

Armando Broja objektiv i skuadrës angleze për merkaton e janarit

Armando Broja objektiv i skuadrës angleze për merkaton e janarit

TE FUNDIT

Ukraina urdhëron më shumë evakuime teksa Rusia shton presionin në fushëbetejë

Ukrainë, katër të vrarë nga bombardimet ruse
14 Gusht, 2025

Ukraina urdhëroi më shumë evakuime në lindje, nga një qytet pranë zonës ku ushtria e Moskës bëri së fundi një...

Lexo më shumë

Serbi/ Studentët dalin në protestë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiç

Serbi/ Studentët dalin në protestë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiç
14 Gusht, 2025

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon...

Lexo më shumë

Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat

Vrau 14-vjeçarin në Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat
14 Gusht, 2025

Autori i mitur i vrasjes së 14-vjeçarit në fshatin Pirg të Maliqit ka lënë pak momente më parë ambientet e...

Lexo më shumë

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave
14 Gusht, 2025

Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com