Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti i Diasporës/Begaj: Arbëreshët ruajtën me krenari gjuhën e të parëve, duhet të shkruajmë një kapitull të ri 

2023/11/22 at 5:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Samiti i Diasporës/Begaj: Arbëreshët ruajtën me krenari gjuhën e të parëve, duhet të shkruajmë një kapitull të ri 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Kuvendin Arbëresh të mbajtur në Tiranë si pjesë e Samitit të Diasporës. 

Gjatë fjalës së tij Kreu i Shtetit theksoi nevojën e hapjes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe arbëreshëve të Italisë. 

“Veprimi ynë duhet të jetë imediat dhe përgjegjësi historike, sepse pasojat do të prekin edhe brezat e ardhshëm”, – deklaroi Presidenti i Republikës, i cili theksoi nevojën emergjente të angazhimit për ruajtjen dhe lëvrimin e arbërishtes, si një gjuhë që për shqiptarët është çështje identitare. 

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e një platforme gjithëpërfshirëse për projekte konkrete në shërbim të forcimit të identitetit kombëtar, të ruajtjes dhe të përcjelljes së trashëgimisë tonë kulturore ndër breza. 

Gjithashtu, e vlerësoi krijimin e Qendrës për Studime dhe Publikime për Arbëreshët dhe apeloi për mekanizma që krijojnë kushte për zgjerimin e studimeve albanologjike. 

Presidenti i përgëzoi nismat e përfshirjes së arbërishtes në shkolla, në programet e Rai Kalabria dhe iniciativën e Radio-Televizionit Publik Shqiptar për hapjen e një kanali televiziv për Diasporën, ku sigurisht do të promovohet edhe gjuha dhe kultura arbëreshe. 

“Natyrisht, një marrëdhënie e strukturuar duhet të përfshijë të gjithë aktorët në Shqipëri dhe Itali, si: institucionet akademike, shoqërinë civile, organet e pushtetit vendor dhe qendror dhe aktorë të jetës së përditshme kulturore arbëreshe, sepse sfidat janë të tilla, që kërkojnë bashkëpunim dhe bashkërendim”.
Presidenti Begaj përgëzoi profesorët Francesco Altimari dhe Matteo Mandala për përkushtimin e tyre në hartimin e dosjes “Moti i Madh”, të dorëzuar për aplikim në UNESCO. 

“Natyrisht, në kuadrin e bashkëpunimit nuk duhet të neglizhohet edhe bashkëpunimi ekonomik, i cili mund të zgjerohet në fusha, si: turizmi, kultura, bujqësia, industria ushqimore apo në fusha të tjera me interes të ndërsjellë”. 

Si pjesë të bashkëpunimit të ri Presidenti propozoi edhe hapjen e një muzeu për Arbëreshët në Shqipëri. 

“Ne shqiptarët kemi nevojë për të mos harruar. E kaluara, sidomos kur i mbijeton historisë dhe arrin në aktualitet, duhet mësuar. Shembulli i arbëreshëve duhet të jetë nxitje që sot të bëjmë më shumë për Shqipërinë, jo të përkëdhelim ndërgjegjen duke u krenuar me bëmat e brezave paraardhës. Ata e bënë të tyren. Tani është radha jonë”. 

Gjatë fjalimit, Presidenti Begaj ndau me të pranishmit edhe përshtypjet e vizitës së tij zyrtare disaditore në Kalabri, ku përmendi virtytet e komunitetit, si: mikpritjen, atdhedashurinë dhe ruajtjen e traditës, të cilat shpërfaqen në të gjitha ngulimet arbëreshe. Presidenti i ftoi shqiptarët të vizitojnë arbëreshet gjatë udhëtimeve të tyre në Itali dhe propozoi që shkollat shqiptare të përfshijnë në kurrikulën e tyre edhe vizita në vendbanimet e arbëreshëve për njohjen dhe edukimin e brezit të ri me trashëgiminë dhe krijimin e lidhjeve personale me arbëreshët. 

Ju sugjerojmë

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
-U tha në Opinion

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

9 Maj, 2025 11:15 pm
Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
-U tha në Opinion

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

9 Maj, 2025 10:18 pm
Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
Kryesore

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

9 Maj, 2025 9:55 pm
PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!
Politikë

PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!

9 Maj, 2025 9:24 pm
Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet
Kryesore

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

9 Maj, 2025 9:16 pm
Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

9 Maj, 2025 9:11 pm
Para
Sulmi ndaj gjyqtarëve/KLGJ: Të pajustifikueshme, ulin besimin te drejtësia 

Sulmi ndaj gjyqtarëve/KLGJ: Të pajustifikueshme, ulin besimin te drejtësia 

Gjenden të vdekur tre persona në Kosovë

Grabitje e armatosur në Kosovë, plagoset një polic 

“Qetësohuni lepuj”, Ballist Morina provokon serbët, komenton në faqen zyrtare të UEFA-s 

“Qetësohuni lepuj”, Ballist Morina provokon serbët, komenton në faqen zyrtare të UEFA-s 

TE FUNDIT

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
9 Maj, 2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është vënë përballë një pyetje “pikante” nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan....

Lexo më shumë

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është ndalur edhe tek pensionet, për të cilat është...

Lexo më shumë

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
9 Maj, 2025

Kryesocialisti Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një...

Lexo më shumë

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com