Pas largimit nga ekipi i Tiranës, Tefik Osmani ka zgjedhur të jetë drejtori i ri sportiv i Vllaznisë së Shkodrës.
Lajmi u dha në faqen zyrtare të shkodranëve, të cilët vlerësojnë punën dhe karrierën e deritanishme të Osmanit dhe urojnë për detyrën e re.
“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për pozicionin e Drejtorit Sportiv pranë Klubit tonë me z.Tefik Osmani. Ai vjen mbas një përvoje të konsoliduar në menaxhimin sportiv, të suksesshme dhe plot trofe. Me këtë rast Klubi falënderon përpjekjet dhe përkushtimin e z. Elvis Plori për kontributin e tij të vazhdueshëm në klubin tonë”, shkruhet në postim.