Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OBSH shpreh shqetësim për shpërndarje të sëmundjeve në Gazë 

2023/11/17 at 4:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
OBSH shpreh shqetësim për shpërndarje të sëmundjeve në Gazë 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të premten se është shumë e shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve në Gazë, pasi disa javë me bombardime të vazhdueshme izreaelite e kanë detyruar popullsinë që të strehohet nëpër kampe, pa ushqime dhe ujë të pijshëm. 

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve kur të afrohet stina e dimrit”, ka thënë Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së në territoret palestineze. 

Ai ka thënë se deri më tani janë regjistruar mbi 70.000 raste të infeksioneve akute në rrugët e frymëmarrjes dhe mbi 44.000 raste të diarresë, shifra shumë më të larta sesa është pritur. 

OBSH-ja ka paralajmëruar më parë për “trende shqetësuese” në përhapje të sëmundjeve në Gazë, ku bombardimet dhe ofensiva tokësore kanë çrregulluar sistemin shëndetësor, kanë pamundësuar qasjen në ujë të pastër dhe kanë detyruar shumë njerëz të drejtohen nëpër kampe. 

Nisja e sezonit të reshjeve dhe mundësia e vërshimeve i kanë rritur edhe më shumë shqetësimet që sistemi i ujërave të zeza në këtë enklavë të shumëpopulluar do të rëndohet shumë, prandaj edhe sëmundjet do të mund të përhapen. 

Mungesa e naftës veçse ka rezultuar me mbyllje të stacioneve për pompim të ujërave të zeza, duke e rritur edhe më shumë rrezikun për kontaminim. 

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare, ka thënë të premten se 813.000 persona të zhvendosur janë duke qëndruar në të paktën 154 qendra strehimi të OKB-së. 

“Mbipopullimi është duke çuar në përhapje të sëmundjeve, përfshirë atyre të frymëmarrjes dhe diarresë, dhe po rrit shqetësime për shëndetin dhe ambientin”, kanë paralajmëruar zyrtarë të OKB-së. 

Situata në Gazë është rënduar prej nisjes së bombardimeve izraelite të nisura më 7 tetor. 

Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit, pasi grupi ekstremist e ka nxitur luftën, përmes sulmeve të nisura po atë ditë në tokën izraelite, duke i vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë mbi 240 pengje. 

Ndërkohë ushtria izraelite ka nisur edhe ofensivë tokësore në Gazë. 

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 11.000 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gazën e rrethuar./REL

Ju sugjerojmë

Ankimi për qarkun e Dibrës dhe Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës
Politikë

Ankimi për qarkun e Dibrës dhe Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës

24 Qershor, 2025 5:47 pm
Zjarri në Fier, kërkohet ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive

24 Qershor, 2025 5:41 pm
Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para
Kronikë

Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para

24 Qershor, 2025 5:34 pm
“Armëpushim sa më shpejt”, Kina: Mbështetje për Iranin
Bota

“Armëpushim sa më shpejt”, Kina: Mbështetje për Iranin

24 Qershor, 2025 5:31 pm
Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran
Bota

Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

24 Qershor, 2025 5:27 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar

24 Qershor, 2025 5:24 pm
Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, dalin nesër para gjykatës Safet Bajri dhe dy të dyshuarit e tjerë
Aktualitet

Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri rekurs në Gjykatën e Lartë

24 Qershor, 2025 4:29 pm
Operacion i SPAK, 20 urdhër-arreste për trafik droge, kontrolle në disa qytete
Aktualitet

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

24 Qershor, 2025 4:10 pm
AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
Aktualitet

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

24 Qershor, 2025 3:55 pm
Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës
Aktualitet

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

24 Qershor, 2025 3:35 pm
Para
Fair-Play godet ashpër në Premier League, Everton i zbriten 10 pikë

Fair-Play godet ashpër në Premier League, Everton i zbriten 10 pikë

Brigitte tregon pse priti 10 vjet për t’u martuar me Emmanuel Macron

Brigitte tregon pse priti 10 vjet për t'u martuar me Emmanuel Macron

Skandal në Vegas, një pusetë e hapur në mes të pistës shkatërron Ferrarin e Sainz

Skandal në Vegas, një pusetë e hapur në mes të pistës shkatërron Ferrarin e Sainz

TE FUNDIT

Ankimi për qarkun e Dibrës dhe Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës

Ankimi për qarkun e Dibrës dhe Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës
24 Qershor, 2025

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për Beratin dhe Dibrën, ku kërkuan shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve. Sakaq,...

Lexo më shumë

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive

Zjarri në Fier, kërkohet ndërhyrja nga ajri
24 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë orëve të fundit janë raportuar 7 vatra...

Lexo më shumë

Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para

Vrasja e Martin Çeços do të gjykohet nga e para
24 Qershor, 2025

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të rrëzojë vendimin e dhënë më 10 shkurt 2025, nga Gjykata...

Lexo më shumë

“Armëpushim sa më shpejt”, Kina: Mbështetje për Iranin

“Armëpushim sa më shpejt”, Kina: Mbështetje për Iranin
24 Qershor, 2025

Kina ka shprehur mbështetjen e saj për përpjekjet e Iranit për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë kombëtare, duke theksuar rëndësinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com