Gazetari Blendi Fevziu dhe Ben Blushi vijnë për lexuesit në panairin e këtij viti si autorë të dy librave të publikuara së fundmi. Fevziu u ofron lexuesve librin e tij “Takimet e mia me..”, i cili ka në fokus takimet me personazhe të rëndësishme. Nga ana tjetër, Blushi vjen me librin e tij “Komploti” i cili e zhvendos lexuesin në të ardhmen, në vitin 2044, i cili trajton ardhjen e emigrantëve në vendin tonë.
Në një postim në rrjetet sociale, Fevziu ka publikuar foton me Blushin nga panairi i librit ku të dy kanë shkëmbyer librat me njëri-tjetrin. Gazetari kujton dhe kohën kur së bashku me Ben Blushin kanë qenë dhe bashkë autorë të librit “Njëqind Ushtarë”.
“31 vite, me libra ne dore. Nga Libri i pare si bashkeautore tek panairi i sotem. @ben.blushi #blendifevziu @uet.press”,-shkruan Fevziu.
Fotoja është shpërndarë edhe nga Ben Blushi, i cili po ashtu kujton kohën e bashkëpunimit me Fevziun, ndërsa ka dhe një përgjigje për kritikët.
“Me Blendi Fevziun duke shkëmbyer librat. Me Blendin kam një histori të gjatë librash. Në librin e parë kemi qenë bashkautorë, pastaj seicili ka ndjekur rrugën e vet pa iu ndarë pothuajse asnjëherë librit sic ka ndodhur dhe këtë vit kur të dy kemi një botim të ri. Sa herë shkojmë në Panair, shumë botues apo shkrimtarë të tjerë na shajnë, na gjykojnë na paragjykojnë por kjo nuk na ndalon të kthehemi te libri çdo vit. Në fund të fundit ne përpiqemi të sjellim lexues edhe në stendat ku lexues nuk ka”,-shkruan Blushi./Opinion.al