GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit, i cili kishte kërkuar kthimin e telefonit dhe kompjuterëve të sekuestruar.
Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha kishte kërkuar nga qelia kthimin e telefonit, kompjuterëve si edhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara nga SPAK.
Por kjo kërkese u rrëzua nga gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, me argumentin se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Kujtojmë se Jamarbër Malltezi qëndron në qeli prej rreth një muaji pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash për ish-kompleksin Partizani./Opinion.al