Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme duke publikuar pamje nga tuneli kryesor i Llogarasë, për të cilin thotë se po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit.
Kreu i qeverisë shkruan se gjithashtu është hapur tuneli i emergjencës ku po punohet me elementet e sigurisë.
“MIRËMËNGJES
dhe nga tuneli kryesor i Llogarasë, tani i hapur i gjithi e ku po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit, dhe ku është hapur tuneli i emergjencës në të cilin po punohet me elementet e sigurisë, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama./Opinion.al