Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shiko bir…”, Fevziu rrëfen takimin e fundit me Petro Markon: Nuk e harroj kurrë atë që më tha

2023/11/14 at 7:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shiko bir…”, Fevziu rrëfen takimin e fundit me Petro Markon: Nuk e harroj kurrë atë që më tha

Pjesë e librit të tij “Takimet e mia me…” është dhe shkrimtari i madh Petro Marko. Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer sot te “Rudina” në Tv Klan se ka një arsye shumë të fortë pse e ka përzgjedhur.

Përpos romaneve të jashtëzakonshme që ai u ka falur lexuesve shqiptarë, Fevziu thotë se në takimin e dytë e njëkohësisht të fundit me të, Marko i tha një frazë që “nuk do e harrojë kurrë”. Këshilla e tij, thotë Fevziu, e ka ndihmuar në shumë momente të vështira.

Blendi Fevziu: Unë Petro Markon e kam takuar vetëm dy herë në jetë, një takim pak më i gjatë dhe një takim fare formal, po them i shkurtër. Mirëpo, Petro Marko më ka thënë një frazë të cilën s’kam për ta harruar kurrë dhe vetëm prej asaj fraze unë doja që ai të ishte pjesë e kësaj përmbledhjeje. Sepse ishte një gjë që në momentin e parë që ma tha nuk reflektova, u shkëputa. Kur shkova në shtëpi, i thirra dhe njëherë mendjes, thashë më ka thënë një gjë mahnitëse dhe nuk më është hequr nga mendja ime gjatë gjithë jetës. Domethënë sa herë kam momente vështirësie…Njeriu ka sfidat e veta në jetë, sa herë je i lodhur, i trishtuar, diçka s’ecën mirë…Gjëja e parë që kam kujtuar ka qenë ajo fjala e Petro Markos.

Petro Marko ishte një personazh që ti sot thua “ku e gjente, ku i buronte ajo kurajo dhe energji e atij njeriu që çfarë s’kishte provuar në jetë, domethënë një mijë e një të zeza.” E kam takuar herën e fundit që ndejta pak më gjatë, ishte në rrugë me Xhevahir Spahiun. Ishte një burrë i gjatë, simpatik. Ishte në fund të jetës së tij, ca muaj më mbrapa ndërroi jetë. Në momentin që po diskutonim diçka, herën e dytë që Xhevahir Spahiu që ishte i njëjti që na kishte takuar herën e parë, tentoi të më prezantonte ai tha “Oo e njoh tha Blendin”, sepse sa kishte filluar koha që unë kisha botuar shkrimet e para në gazeta, kishte zhurmë. “E njoh tha, ia kam lexuar reportazhet”, po më jepte nja dy vërejtje të vogla që “shkruaj kështu, shkruaj ashtu”, po rrinte, pra po e zgjaste bisedën.

Në një moment kur po ndahesha, i thashë “dua të vij tek shtëpia të të takoj”, ishte akoma ajo dalldia e momenteve të para, e të bërit të njohur në moshë 21-vjeçare, kisha një ngut që gati gati nuk e ka një njeri në kushte normale dhe ai më tha “shiko bir, djalë, çdo gjë të lë në jetë, e vetmja gjë që s’të lë kurrë është vepra jote”. Kur u kujtova dhe e mendova, thashë ky njeri që kishte pasur probleme në familje, probleme me gruan, probleme me regjimin, për të cilin kishte kontribuar, probleme me të gjitha regjimet në Shqipëri, në fakt atë vetëm vepra se kishte lënë. Dhe unë e adhuroja prej veprës, sepse se njihja. Kisha lexuar romanet e tij dhe në fund të fundit kur e mendon, njeriu veprën e vet e ka si një çantë në kurriz edhe atëherë kur s’duket dhe se tradhton kurrë.

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
Vetëm 4 gra në librin e tij të ri, Fevziu: Fatkeqësisht, shoqëria shqiptare ka qenë dhe mbetet mashkullore

Vetëm 4 gra në librin e tij të ri, Fevziu: Fatkeqësisht, shoqëria shqiptare ka qenë dhe mbetet mashkullore

Ribashkimi emocionues i yllit të Liverpool me babain pas rrëmbimit

Ribashkimi emocionues i yllit të Liverpool me babain pas rrëmbimit

Itali, 26 vjeçarja shqiptare humb jetën në punë

Itali, 26 vjeçarja shqiptare humb jetën në punë

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com