Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thellohet kriza humanitare në Rripin e Gazës

2023/11/11 at 8:56 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Thellohet kriza humanitare në Rripin e Gazës

Agjencitë e OKB-së thonë se kriza humanitare në Rripin e Gazës po thellohet ndërsa numri i vdekjeve të civilëve vazhdon të rritet, vrasja e punonjësve humanitarë të Kombeve të Bashkuara ka arritur në nivele të pashembullta, lagje të tëra janë rrafshuar nga bombardime të pamëshirshme dhe miliona njerëz nuk janë në gjendje të marrin ushqim, ujë dhe ilaçe të mjaftueshme.


“Nëse sot ka një ferr në Tokë, emri i tij është Gaza veriore. Njerëzit që kanë mbetur atje përballen me rrezikun nga vdekja, dëshpërimi, shpërngulja dhe errësira”, tha Jens Laerke, zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

“I gjithë Rripi i Gazës është zhytur në errësirë që nga 11 tetori, kur u shkyç rrjeti elektrik dhe u ndalua hyrja e karburantit”, tha ai të premten.

Forcat izraelite vendosën një bllokadë totale në Rripin e Gazës pasi luftëtarët e Hamasit kryen një sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 1400 njerëz. Hamasi gjithashtu mori rreth 240 pengje gjatë sulmit dhe vazhdon të kryejë sulme me raketa ndaj Izraelit.
Ndërsa Izraeli hoqi pjesërisht rrethimin e Gazës më 21 tetor, ai vazhdon të mos lejojë hyrjen karburantit, me argumentin se Hamasi do ta përdorte atë për qëllime ushtarake.

Shtetet e Bashkuara njoftuan se Izraeli ka rënë dakord për një pauzë katër-orëshe të përditshme humanitare të luftimeve për të lejuar civilët të largohen nga Gaza veriore dhe për të lejuar hyrjen e kamionëve me ndihma për civilët palestinezë. Zoti Laerke tha se do të jetë e pamundur që brenda katër orësh të dërgohen ndihma të mjaftueshme në Rripin e Gazës përmes vendkalimit kufitar në Rafah, i cili, sipas tij, është “ndërtuar për kalimin e këmbësorëve, jo të kamionëve.”“Vendkalimi në Kerem Shalom është ndërtuar për kalimin e kamionëve. Ne u kemi bërë thirrje autoriteteve në Izrael, që ky vendkalim të rihapet dhe të përdoret për dërgimin e ndihmave”, tha ai.

Ai vuri në dukje të enjten se 65 kamionë që transportonin ushqime, ilaçe dhe ndihma të tjera kaluan nga Egjipti në Rripin e Gazës përmes vendkalimit në Rafah, duke e çuar në 821 numrin e kamionëve me ndihma humanitare që kanë hyrë në Rripin e Gazës që nga 21 tetori.
Ai tha se para 7 tetorit, rreth 500 kamionë me ndihma hynin në Rripin e Gazës në çdo ditë pune. Tani, ai thotë se “është e vështirë për punonjësit e ndihmave dhe për kamionët me ndihma që të hyjnë në Gazë. Dhe së dyti, Gaza jugore nuk është e sigurt.”

Organizata Botërore e Shëndetësisë është dakord me këtë vlerësim. Ajo thotë se 20 nga 36 spitalet në Rripin e Gazës nuk funksionojnë më dhe se 16 prej tyre që vazhdojnë të funksionojnë po ofrojnë vetëm minimumin e shërbimeve.

“Spitalet nuk kanë furnizime adekuate me ilaçe dhe janë të mbipopulluara”, thotë zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris.

“Ne jemi gati të dërgojmë ekipe mjekësore emergjente në Rripin e Gazës për të mbështetur sistemin shëndetësor, por nuk ka qasje të sigurt. Askund nuk ka siguri”, tha ajo. “Shikoni numrin e madh të kolegëve të Agjencisë Humanitare të OKB-së për Refugjatët Palestinezë, që janë vrarë”.

Agjencia Humanitare e OKB-së për Refugjatët Palestinezë thotë se më shumë se 100 punonjës të saj janë vrarë në Rripin e Gazës.

“Kjo është e pashembullt. Numri i personelit të vrarë në një periudhë kaq të shkurtër kohore është i pashembullt në historinë e OKB-së”, tha Rolando Gomez, zëdhënës i zyrës së OKB-së në Gjenevë.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk, tha se vdekja e anëtarëve të personelit të Agjencisë Humanitare të OKB-së për Refugjatët Palestinezë është “zemëruese dhe shumë e rëndë”. Zoti Türk foli të premten për situatën në Izrael dhe territoret palestineze në një konferencë shtypi në Aman, në fund të misionit të tij në Egjipt dhe Jordani.

“Është e qartë se paqja dhe siguria e qëndrueshme nuk mund të arrihet me zemërim, duke u shkaktuar dhimbje njerëzve që nuk kanë përgjegjësi për krimet që janë kryer”, tha ai.

“Sulmet mizore të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor duhet të zemërojnë secilin prej nesh. Duhet të ketë drejtësi, llogaridhënie dhe zgjidhje për viktimat e këtyre krimeve mizore. Pengjet duhet të kthehen në shtëpi dhe hedhja pa kriter e raketave drejt Izraelit duhet të ndërpritet”, shtoi ai.

Por, zoti Türk tha gjithashtu se bombardimet në shkallë të gjerë të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, në zonat me popullsi të dendur, që po sjellin “pasoja shkatërruese humanitare dhe shkelje të të drejtave të njeriut” duhet të ndalen menjëherë dhe Izraeli duhet t’i japë fund përdorimit të metodave dhe mjeteve të tilla të luftës. Ai tha se sulmet ndaj spitaleve dhe në afërsi të spitaleve në qytetin e Gazës kanë qenë intensive, duke vënë në dukje se ligji ndërkombëtar humanitar thekson qartë se njësitë mjekësore duhet të mbrohen dhe respektohen në çdo kohë.

“Përdorimi nga grupet e armatosura palestineze i civilëve dhe objekteve civile për t’u mbrojtur nga sulmet është në kundërshtim me ligjet e luftës”, tha ai.

“Por një sjellje e tillë nga grupet e armatosura palestineze nuk e shfajëson Izraelin nga detyrimi i tij për të mos dëmtuar civilët”, tha ai, duke shtuar, “është absolutisht e qartë se ligji ndërkombëtar thotë se civilët, kudo që ndodhen, duhet të mbrohen”. /VOA



Ju sugjerojmë

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
Bota

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

17 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
Bota

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

17 Korrik, 2025 8:57 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

17 Korrik, 2025 8:26 pm
Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
Bota

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

17 Korrik, 2025 8:04 pm
Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
Bota

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

17 Korrik, 2025 7:43 pm
Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..
Rajoni

Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..

17 Korrik, 2025 7:30 pm
Spiropali në Turqi, kryeparlametarja nderon Mustafa Qemal Atatürkun
Politikë

Spiropali në Turqi, kryeparlametarja nderon Mustafa Qemal Atatürkun

17 Korrik, 2025 7:12 pm
Kush janë druzët dhe pse i mbron Izraeli?
Bota

Kush janë druzët dhe pse i mbron Izraeli?

17 Korrik, 2025 6:45 pm
Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia shpall në kërkim dy vëllezërit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia shpall në kërkim dy vëllezërit

17 Korrik, 2025 6:21 pm
Para
Hodhi pistoletën nga makina sapo pa policinë, arrestohet një 38-vjeçar në Vlorë

Hodhi pistoletën nga makina sapo pa policinë, arrestohet një 38-vjeçar në Vlorë

Elsa Lila kujton vrasjen e të ëmës: Nuk ishte e natyrshme, sikur yjësia ta kishte eliminuar këtë moment

Elsa Lila kujton vrasjen e të ëmës: Nuk ishte e natyrshme, sikur yjësia ta kishte eliminuar këtë moment

Letra e Luigj Gurakuqit për La stampa: Revolta ushtarake turke s’është gjë tjetër veçse…

Letra e Luigj Gurakuqit për La stampa: Revolta ushtarake turke s’është gjë tjetër veçse...
















TE FUNDIT

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
17 Korrik, 2025

Situata problematike me zjarret në vendin tonë vijon të jetë prezente. Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale...

Lexo më shumë

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
17 Korrik, 2025

Tetë foshnja të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave,...

Lexo më shumë

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
17 Korrik, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë së fundmi një intervistë për New York Post, ku ka zbuluar se po...

Lexo më shumë

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
17 Korrik, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com