Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mësuesja i nxjerr mesataren me notë “1” gabimisht, i riu mbetet pa universitet

2023/11/10 at 9:48 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mësuesja i nxjerr mesataren me notë “1” gabimisht, i riu mbetet pa universitet

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan është drejtuar nëna e një djali maturant që kur aplikoi për shkollë të lartë, një vit pasi kishte përfunduar Maturën, rezultoi pa mesatare. Kur problemi u bë prezent, të dhënat hidhen sërish, por mesatarja doli 1. Si përfundim, djali humbi të drejtën për shkollë të lartë.

Denoncuesja: Jam nëna e një maturanti të vitit 2021-2022. Ai vjet nuk e vazhdoi shkollën për arsye familjare. Sivjet, aplikoi në datën 4 Tetor, bëri dhe pagesën e postës dhe të gjitha në rregull. Nuk mundi dot të futej tek U-albania për përzgjedhjen e lëndëve. Në shtëpi nuk i hapej nga kompjuteri. Shkova tek shkolla. Nga kompjuteri i zyshës, Eda Zari që merret me këtë përgjegjësi, doli që ishte pa mesatare fare. Kjo e penalizonte që të aplikonte në shkollë. Zysha më drejtori tek zyrat e ZVAT-it në Tiranë, shkoj atje, zonja e konfirmoi që aplikimi ishte shumë në rregull. Urdhëroi drejtoreshën dhe zyshën përgjegjëse ta zgjidhin këtë punë. Me besim më thanë që do ta zgjidhin dhe unë i besova. Më thanë që tani ka të drejtë çuni që ta aplikojë dhe të shkojë në shkollë. Shkoj tek universiteti i Gjuhëve të Huaja, atje më del që mesatarja e çunit ishte nota 1-sh. Erdha prapë tek shkolla, më thanë që do ta rregullojmë e do të bëjmë të pamundurën, nuk do ta lëmë djalin pa shkollë, por asgjë. Djali është i penalizuar tani dhe ato për këtë punë, e heqin fajin nga vetja e tyre dhe thonë “jo po QSHA-ja, jo po ZVAT-it”, ndërkohë që kam bërë kërkesat dhe kam folur dhe asnjë nuk më jep zgjidhje.

“Stop” i është drejtuar ZVA Tiranë, ku është thënë se Komisioni i Maturës Shtetërore merret me këtë dhe problemi duhet të ishte zgjidhur në kohën e duhur. Më pas, gazetarja takoi përgjegjësen e Maturës në gjimnazin “Ismail Qemali”, por Eda Zara, mohoi të kishte gabuar.

Gazetarja: Kemi marrë konfirmimin nga Zyra Arsimore që të dhënat janë hedhur gabim. Ju çfarë përgjegjësie mbani?

Mësuesja: Është e gabuar kjo pjesë.

Gazetarja: Si hidhet mesatarja 1?

Mësuesja: Të dhënat janë korrekte. Detyra ime është të hedh vetëm notat e këtij nxënësi, të cilat me korrektësi janë hedhur në sistem. Çdo procedurë tjetër është ndjekur sipas udhëzimeve të dhëna nga Drejtoria Arsimore. Nëse ju doni fakte apo ku di unë…

Gazetarja: Për cilin vit të Maturës e keni hedhur?

Mësuesja: Atëherë kur ka mbaruar.

Gazetarja: Kur ka mbaruar?

Mësuesja: 2021-2022.

Gazetarja: Pikërisht, ky është gabimi.

Mësuesja: Jo, tek pjesa e hedhjes së notave është që ky duhet të hidhet nota aty ku ka mbaruar.  I am hedhur në 2021-2022, atëherë kur ai ka mbaruar.

Gazetarja: Si ka mundësi? Se ju thoni kështu, ndërkohë që mesatarja i ka dalë 1?

Mësuesja: Atëherë gjejeni.

Gazetarja: Ju jeni menaxhuesja e Maturës?

Mësuesja: Unë jam menaxhuese për hedhjen e notave. Unë hedh vetëm notat. Procedura ime është hedhja e notave.

Gazetarja: Çfarë përgjigjeje i keni kthyer prindit të këtij nxënësi?

Mësuesja: Prindit të tij i kam thënë që notat janë në sistem dhe se do të komunikojmë me Zyrën Arsimore. Kam komunikuar dhe vazhdoj të komunikoj dhe nuk kam marrë një zgjidhje, pres një zgjidhje.

Faji edhe njëherë ka mbetur jetim, por një i ri është sot pa shkollë për të dytin vit./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e futbollit të Izraelit mbërrin në Kosovë

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e futbollit të Izraelit mbërrin në Kosovë

Marrëveshja për emigrantët/ “Nuk lindi me një gotë vere”, ministri i Jashtëm italian: Kemi nisur që në Prill

Marrëveshja për emigrantët/ “Nuk lindi me një gotë vere”, ministri i Jashtëm italian: Kemi nisur që në Prill

Drejtoi Këshillin e Sigurimit të OKB, Rama: Dita më krenare e Shqipërisë

Horoskopi për sot, 11 nëntor 2023

TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com