Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia shpall kandidaturën për Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s

2023/11/09 at 4:49 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia shpall kandidaturën për Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, njoftoi më 9 nëntor për kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në Bordin Ekzekutiv të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Ai këtë njoftim e bëri gjatë fjalimit para Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris.

Për anëtarët e rinj të Bordit Ekzekutiv do të votohet më 15 nëntor dhe kandidatët janë Shqipëria, Rusia, Sllovakia, Republika Çeke dhe Uzbekistani.

Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kundërshton anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë UNESCO-n.

Deri më tani, Serbia ka lobuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.

Gjatë fjalimit të tij, Daçiq tha se trashëgimia kulturore serbe në Kosovë është në rrezik, duke shtuar se “trupat ndërkombëtare, që kanë për detyrë të ruajnë trashëgiminë kulturore serbe, janë të dislokuara vetëm në disa asete kulturore”.

Ai vlerësoi se “trashëgimia kulturore dhe historike serbe në Kosovë, ku janë 1.300 vende të shenjta, është e një rëndësishme të madhe jo vetëm kur bëhet fjalë për identitetin kombëtar të Serbisë, por po ashtu paraqet një pjesë të vlefshme të trashëgimisë kulturore evropiane dhe botërore”. Sipas tij, kjo trashëgimi “është subjekt i përpjekjeve për riemërim, rishikim të fakteve historike dhe të përdhosjes fizike”.

Autoritetet në Kosovë besojnë se me anëtarësimin në UNESCO, shumë objekte të trashëgimisë kulturore në Kosovë do të gëzonin një mbrojtje në nivel ndërkombëtar.

Tri manastire ortodokse në Kosovë janë nën mbrojtjen e UNESCO-s: Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, ai i Graçanicës, por edhe Kisha e Shën Premtës në Prizren.

Sipas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më herët gjatë këtij viti për normalizimin e raporteve, Serbisë i është kërkuar që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Marrëveshja, për të cilën janë pajtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po ashtu parasheh edhe një nivel të lartë të mbrojtjes së objekteve kulturore dhe fetare serbe, sipas modeleve ekzistuese evropiane.

Ju sugjerojmë

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet

21 Qershor, 2025 3:00 pm
Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit
Aktualitet

Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit

21 Qershor, 2025 2:50 pm
Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari
Aktualitet

Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari

21 Qershor, 2025 2:33 pm
Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë
Politikë

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

21 Qershor, 2025 2:09 pm
Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran
Bota

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran

21 Qershor, 2025 1:55 pm
Turqia: Shpëtuam izraelitët nga një sulm iranian
Bota

Turqia thotë se Izraeli po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe të plotë”

21 Qershor, 2025 1:34 pm
Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
Bota

Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran

21 Qershor, 2025 1:19 pm
Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim
Aktualitet

Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim

21 Qershor, 2025 1:08 pm
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Elbasan/ Vodhi me dhunë celularin e një shtetasi, policia arreston një 32-vjeçar

21 Qershor, 2025 12:51 pm
Amfiteatri dhe Torra Veneciane, më të vizituarat në Durrës
Aktualitet

Amfiteatri dhe Torra Veneciane, më të vizituarat në Durrës

21 Qershor, 2025 12:43 pm
Para
Opinion/ Horror në kopsht, gjymtohet 3-vjeçarja!

Opinion/ Horror në kopsht, gjymtohet 3-vjeçarja!

Zelensky shkarkon 6 zëvendësministrat e Mbrojtjes

Hungaria del kundër Ukrainës në BE: Prioritet t’i jepet Ballkanit Perëndimor

Prokuroria kërkon burg për edukatoren që dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopshtin privat

Prokuroria kërkon burg për edukatoren që dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopshtin privat

TE FUNDIT

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
21 Qershor, 2025

Teksa përplasjet mes Iranit dhe Izraeli sa vijnë e bëhen më të ashpra, lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, po...

Lexo më shumë

Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit

Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit
21 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim kushëririn e tij, pas një...

Lexo më shumë

Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari

Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari
21 Qershor, 2025

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës, pas një serie vjedhjesh të çantave dhe sendeve me vlerë nga automjetet...

Lexo më shumë

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndodhet në Bruksel, në kuadër të Samitit Parlamentar të NATO-s. Ditën e djeshme, Spiropali ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com