Në përfundim të seancës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim për gazetarët.
Berisha është shprehur se opozita do të vazhdojë me vendosmëri betejën e saj teksa kërkoi solidaritetin dhe mbështetjen nga qytetarët.
“Ky është turpi i Shqipërisë dhe Evropës. Kanë tmerr nga të drejtat e opozitës, mbrojnë pasuritë e tyre të vjedhura, Mbrojnë Edi Ramën. Vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit. Ne vazhdojmë me vendosmëri, por në kërkojmë solidaritetin tuaj, mbështetjen tuaj, vendimtare për triumfin e demokracisë, për largimin e narko shtetit nga demokracia. Kjo betejë do fitohet dhe se Edi Rama vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Lëvizja jonë, qëndresa jonë e ka bërë atë njeriun më të pa shpresë”-Berisha.