Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, Gjylameti: Është për një periudhë kohore 2-3 vjeçare

2023/11/06 at 10:56 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, Gjylameti: Është për një periudhë kohore 2-3 vjeçare

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti thotë se marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për refugjatët do të zgjatet në një periudhë kohore 2 deri në 3 vjeçare.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, deputetja socialiste Gjylameti shprehet se emigrantët që do të hyjnë në Shqipëri do të jenë tranzit derisa të ju miratohet dokumentacioni për kalim në vendet e BE-së.

Deputetja është shprehur se referuar kësaj marrëveshjeje, Shqipëria do të jetë në gjendje të mirëpresë jo më shumë se 3 mijë emigrantë në periudha të caktuara, të cilët do të zëvendësohen nga të tjerë sapo të ju miratohet dokumentacioni për kalim drejt Bashkimit Europian.

Blerina Gjylameti: Shqipëria si një vend që ka njohur emigracionin, ne kemi detyrim të mirëpresim dhe të integrojmë. Kjo është një marrëveshje që hyn nga detyrimet që kemi edhe ndaj një vendi që ka mirëpritur shqiptarët. Një vend si Italia që ka mikëpritur deri në 30 mijë shqiptarë brenda një dite, ne i detyrohemi dhe për të qenë kontribues. Ne do t’i mirëpresim, të ndihmojmë deri në pikën ku mundet të marrin dokumentacionin përkatës për të vazhduar në vendet e tjera. Të thuash që do të mirëpresim, një lajm pozitiv dhe na bën nder ne si shqiptarë. Besoj se të lehtësojmë kushtet në të cilat ata jetojnë përsa kohë që emigracioni në Itali, fenomen në krizë.

Blendi Fevziu: Turp është për BE që t’i mbajë emigrantët ashtu. Ju thatë që është një marrëveshje e përkohshme, sa kohë do të zgjasë kjo marrëveshje?

Blerina Gjylameti: Kjo është një marrëveshje që parashikon se do të jemi mikëpritës të 3 mijë emigrantëve gjatë periudhave të caktuara. Pra 3 mijë do të jetë gjatë një periudhe, ata largohen përsa kohë që ju miratohet dokumentacioni.

Blendi Fevziu: Sa kohë mund të zgjasë kjo marrëveshje: 1,2,3 vjet, apo nuk ka kohë?

Blerina Gjylameti: Kjo është për një periudhë kohore 2 deri në 3 vjeçare. Diskutojmë për një zgjidhje të një krize, nuk diskutojmë për një afat të papërcaktuar. Ndërkohë që është shumë e rëndësishme për të folur për pjesën e numrit. Ne mund të kemi një dëshirë për të mirëpritur më shumë emigrantë, por edhe mënyra si duhet të menaxhohet, që është tërësisht në pjesën e qeverisë italiane, janë të tilla që nuk mund të kemi një numër të lartë se sa 3 mijë.

Blendi Fevziu: Nëse marrim emigrantë për t’i integruar në jetën shqiptare, është një detyrim i yni ndaj botës dhe nuk kemi pse e bëjmë me pagesë, por përsa kohë që ne kryejmë një shërbim italian, i mbajmë tranzit, pse të mos i kërkojnë faturë financiare, ne nuk po integrojmë persona që ikin nga lufta, mizerja, nga shumë gjëra dhe jam absolutisht që t’i mirëpresim sepse e shoh që ka një ndjenjë anti-emigrante nga shqiptarët. Është trup që ta kemi ne që jemi 60% e popullatës emigrantë. Por ama ne po bëjmë një servis italian.

Blerina Gjylameti: Sa para paguet Greqia për të bërë shërbimet mikpritëse? Nuk merr asgjë. Një vend që ka më shumë se 60% të qytetarëve që jetojnë në mbarë botën, të ketë këtë lloj diskutimi…

Sjellim në vëmendje se Porti i Shëngjinit do të shërbejë si qendër pritjeje për refugjatët që mbërrijnë në Itali nga vendet e treta. Marrëveshja u nënshkrua në Romë mes dy kryeministrave, Giorgia Melonit dhe kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama.

Sipas protokollit të bashkëpunimit, kjo qendër pritet të jetë gati Pranverën e vitit që vjen dhe do të trajtojë çdo muaj kërkesat për azil të rreth 3 mijë refugjatëve që mbërrijnë në Lampeduza nga Afrika dhe Lindja e Mesme dhe kanë mbipopulluar ishullin e vogël italian. I gjithë procesi do të mbështetet financiarisht nga Italia, e cila do të bëjë njëherazi edhe seleksionimin e azilantëve.

Ju sugjerojmë

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
Rajoni

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

6 Qershor, 2025 11:12 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Para
Horoskopi për sot, 27 shtator 2023

Horoskopi për sot, 7 nëntor 2023

Rama: Shqipëria do mbështesë Kosovën në zbatimin Marrëveshjes Themelore, së shpejti do jem në Prishtinë

Konflikti Izrael-Hamas/ Rama: Shqipëria bashkohet me thirrjen e Biden për armëpushim humanitar

Temperatura deri 28 gradë, si parashikohet moti për këtë të diel

Lagështi në ajër dhe shi në darkë, parashikimi i motit për ditën e sotme

TE FUNDIT

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Bread & Heart” Festival, në ngjarjen që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
6 Qershor, 2025

Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përcolli një mesazh urimi në emër të Ilir Metës nga Komuniteti...

Lexo më shumë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
6 Qershor, 2025

Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho ka folur për Klan News sa i takon rinumërimit...

Lexo më shumë

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
6 Qershor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com