Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthim në kampin e refugjatëve në Gaza, dhjetëra të vrarë, mes viktimave gra dhe fëmijë

2023/11/05 at 8:56 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthim në kampin e refugjatëve në Gaza, dhjetëra të vrarë, mes viktimave gra dhe fëmijë

Dhjetra persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një shpërthim në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Rripin qendror të Gazës të shtunën vonë në mbrëmje, sipas një zyrtari në një spital aty pranë.


Dr. Khalil Al-Daqran, kreu i infermierisë në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir Al-Balah tha për CNN se kishte parë të paktën 33 trupa nga ajo që ai pretendonte se ishte një sulm ajror izraelit.

“Një nga shtëpitë në kamp u godit. Kjo shtëpi ishte e mbushur me banorë. Banorët e saj u bombarduan ndërsa ishin të sigurt në shtëpitë e tyre”, tha Dr. Al-Daqran.

Ushtria izraelite nuk kishte një koment të menjëhershëm nëse kishte në shënjestër zonën.

Dr. Al-Daqran tha se shumë nga viktimat ishin gra dhe fëmijë dhe se numri i të vdekurve do të rritet pasi më shumë trupa po silleshin në spital.

Banori i kampit Al-Maghazi, Jamal Al Aloul tha se ai ishte duke fjetur i qetë kur papritmas “e gjithë ndërtesa ra mbi ta”. Ai tha se dy fëmijët e tij u vranë nga shembja. Po ahtu ai theksoi se nuk e dinte se kush ishte vrarë, por kishte shumë njerëz të tjerë në ndërtesë.

“Pashë një dritë të kuqe, pastaj po dridheshim në divan, pashë të gjitha motrat e mia duke bërtitur…kur e gjeta veten gjallë, shikova të shihja se kush është ende gjallë”, tha Samah Shaqoura, një tjetër banore e kampit.

Ajo tha se pak çaste më vonë e gjeti babain e saj të vdekur.

Dr. Al-Daqran tha se spitali nuk ishte i pajisur për të pranuar numrin e madh të pacientëve që vinin nga vendi i ngjarjes dhe tha se mungesa e karburantit dhe furnizimeve e bëri të pamundur trajtimin adekuat të të plagosurve.

“Numri i njerëzve brenda spitalit që kanë nevojë për trajtim është më shumë se dyfishi i numrit të shtretërve në spital,” tha ai për CNN.

Një zonë e dendur: Kampi i refugjatëve Al-Maghazi ndodhet në pjesën qendrore të enklavës bregdetare në jug të Ëadi Gazës. Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë, kampi karakterizohet nga rrugica të ngushta dhe një dendësi e lartë popullsie me mbi 33,000 njerëz që jetojnë në një sipërfaqe prej jo më shumë se 0.6 kilometra katrorë.

IDF ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që civilët në Gaza të lëvizin në jug të Wadi Gazës, pasi Izraeli ka intensifikuar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në qytetin e Gazës dhe Gazën veriore./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para
Ushtria izraelite: 2500 objektiva të Hamasit janë goditur që nga fillimi i operacioneve tokësore

Ushtria izraelite: 2500 objektiva të Hamasit janë goditur që nga fillimi i operacioneve tokësore

Emri/ E dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Kapshticë 55-vjeçarja

Emri/ E dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Kapshticë 55-vjeçarja

Babai merr peng vajzën 4-vjeçare në aeroportin e Hamburgut, pezullohen fluturimet

Babai merr peng vajzën 4-vjeçare në aeroportin e Hamburgut, pezullohen fluturimet
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}