Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ballkani Perëndimor dhe sistemi gjerman i azilit

2023/11/04 at 9:44 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ballkani Perëndimor dhe sistemi gjerman i azilit

Mediat gjermane shkruajnë për azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor të cilët kanë aplikuar për azil prej disa vitesh me radhë.


Shanset e tyre për azil janë të vogla, por ata vazhdojnë të vijnë.

Pak ditë para takimit të krizës mes kryeministrave të landeve dhe kancelarit Olaf Scholz për temën e refugjatëve dhe azilkërkuesve, që ka për qëllim parandalimin e ardhjes së peranave që nuk kanë  të drejtë azili, si dhe dëbimin e atyre që janë refuzuar, mediat gjermane raportojnë për historitë e kërkesave të përsëritura për azil nga qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Gazeta Berlinit Tagesspiegel dhe disa media të tjera gjermane, përfshirë Süddeutsche Zeitung dhe Bild, shkruajnë se ende ka një numër të madh të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia që kërkojnë azil në mënyrë të përsëritur, megjithëse është pothuajse e pamundur që këto kërkesa të zgjidhen pozitivisht.

“Mbiemrat e famshëm”

“Nga disa mbiemra, punëtorët në qendrën e pritjes së refugjatëve në Berlin tashmë e dinë se çfarë vjen më pas: zero mundësi për t’u dhënë azil. Por këto kërkesa shoqërohen me disa muaj ndihmë sociale të ndjekura dhe në fund kërkesa refuzohet. Vitin tjetër, e njëjta histori përsëritet”, shkruan Tagesspiegel, duke cituar burime në disa lande gjermane.

“Kryesisht në pranverë, emigrantët kthehen në vendet e tyre të origjinës, kalojnë verën atje dhe kthehen në vjeshtë për të aplikuar sërish për azil”, shkruan e përditshmja gjermane. Kjo është e mundur për shkak të ligjit gjerman të azilit, i cili nuk e kufizon numrin e kërkesave për azil për të njëjtin person. Sepse, siç argumentohet, që nga kërkesa e fundit e bërë dhe refuzuar, situata mund të ketë ndryshuar për aplikantin dhe është e nevojshme t’i jepet një mundësi e re dhe të rishqyrtojë kërkesën.” Kemi raste që i njëjti person bën kërkesë shtatë apo tetë herë” , thotë një punonjëse e qendrës së pritjes.

Zhvendosja vjetore midis Ballkanit dhe Gjermanisë

Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) flet për 13.000 aplikimetë përsëritura vetëm këtë vit. Shumica më e madhe e aplikantëve vijnë nga vendet e përmendura të Ballkanit Perëndimor, edhe pse këto vende janë shpallur si vende të sigurta të origjinës, nga mesi i dekadës së fundit. E kjo e bën pothuajse të pamundur që një person nga këto vende të marrë përgjigje pozitive të kërkesave për azil. Përqindja e kërkesave për azil të zgjidhura pozitivisht për shtetasit e këtyre vendeve është nën një përqind.

“Familje të plota nga këto vende lëvizin çdo vit midis vendeve të tyre të origjinës dhe akomodimit për azilkërkuesit në Gjermani,” raporton për Tagesspiegel një punonjës i qendrës së pritjes në landin e Saksonisë së Poshtme. Udhëtimi është gjithashtu i mundur për shkak të heqjes së regjimit të vizave, sepse (përveç Kosovës) shtetasit e këtyre vendeve mund të shkojnë ku të duan në vendet e Bashkimit Evropian. Numri i azilkërkuesve nga Ballkani është ende i lartë pavarësisht programeve të punësimit për banorët e Ballkanit Perëndimor, të cilat Gjermania i prezantoi në vitin 2015 dhe që mundëson punësim relativisht të lehtë në Gjermani.

Aktualisht po diskutohet nëse refugjatët  dhe azilkërkuesve duhet të marrin ndihma sociale, e kjo ndihmë për familjet me disa fëmijë mund shkojë në mbi dy mijë euro në muaj (në para të gatshme), ose ata marrin edhe kupona për ushqim dhe nevoja të tjera. Heqja e këtyre ndihmave, siç besojnë gjithnjë e më shumë politikanë do të zvogëlonte atraktivitetin e Gjermanisë për azilkërkuesit.

Një problem tjetër është edhe fakti se këto kërkesa të përsëritura i ngarkojnë shërbimet për përpunimin e kërkesave, të cilat tashmë janë në kufi të kapacitetit të tyre për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve nga vende të tjera si Ukraina, Turqia, Siria dhe Afganistani./DW

Etiketa: azilkerkuesgjermani


Ju sugjerojmë

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

Trump: Irani pranon të mos ketë armë bërthamore

12 Qershor, 2026 12:01 pm
Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
Kronikë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

12 Qershor, 2026 10:56 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

12 Qershor, 2026 10:21 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

12 Qershor, 2026 9:53 am
Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
Kryesore

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

12 Qershor, 2026 9:24 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

12 Qershor, 2026 8:05 am
Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
Bota

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

11 Qershor, 2026 10:39 pm
Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Para
Dëmtohet ura e fshatit Panarit në Korçë

Dëmtohet ura e fshatit Panarit në Korçë

Rritet niveli i ujit të një kanali në Lezhë, bllokohet një familje

Rritet niveli i ujit të një kanali në Lezhë, bllokohet një familje

Dyshohet se u rrëzua nga kati i pestë, humb jetën 22-vjeçarja në Vlorë

Dyshohet se u rrëzua nga kati i pestë, humb jetën 22-vjeçarja në Vlorë
















TE FUNDIT

Trump: Irani pranon të mos ketë armë bërthamore

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
12 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka njoftuar arritjen e dakordësisë me Iranin. Trump tha se Irani ka rënë...

Lexo më shumë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
12 Qershor, 2026

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar një operacion të gjerë për goditjen e një grupi kriminal të...

Lexo më shumë

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
12 Qershor, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli nuk është palë në memorandumin e mirëkuptimit të raportuar mes Shteteve të...

Lexo më shumë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
12 Qershor, 2026

Një tentativë për vjedhje është regjistruar në zonën e Shkozës në Tiranë, ku objektiv i autorit ka qenë filiali i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}