Teksa deputetët socialistë depozituan firmat në Kuvend për përjashtimin e tre deputetëve të Partisë Demokratike, ka reaguar ashpër Ervin Salianji.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Salianji akuzon disa nga deputetët e PS-së që kanë firmosur si të përfshirë në korrupsion.
Ndërsa i quan memecë parlamentarë të komanduar, deputeti demokrat thotë se kolegët e tij socialistë po nënshkrujnë për mbyllje goje të kujtdo.
Postimi i plotë
Memecët parlamentarë qe nuk i sheh askund të ushtrojnë funksionon e deputetit, e jane aty për tu komanduar me fishkellima, paskan nënshkruar perjashtimin tonë se kërkojmë të zbatohet ligji!
Memecët parlametarë shkruajnë e nënshkrujnë për mbyllje goje të kujtdo!
Këta që gojën e kanë të mbyllur dhe vullnetin të ndrydhur sepse janë të zhytur në korrupsion e paligjshmëri dashkan të bëhemi si këta.
Kush e nenshkruan i pari, Fadil Nasufi që kryeson e sterron në dosjen e SPAK, ish kryebashkiaku i Beratit i padukshëm në jetën parlamentare, por protagonist fort në dosjen e SPAK që shfaqet si shërbëtor i përulur ndaj korrupsionit, që përgatit shkresa dhe letra dhe vihet në dispozicion për të mashtuar keshillin bashkiak që të përfitojë nga tenderat korruptivë! Që i japin shkresa gati për ti firmosur!
Vazhdon lista e peticionerëve, me ish ministra të akuzuar për korrupsion masiv; për fikje radarësh, hapje e rende kjo “fikja” për të lehtësuar trafikun e drogës; Askushi e Arsimit e akuzuar për plagjiaturë, që shkatërroi arsimin dhe detyroi studentët ta zbythin! Shkëlqejnë pas tyre deputetë nënshkrues që gojë skanë por dorën e kanë të rëndë si gjobaxhinj kur kanë drejtuar tatimet dhe institucionet vendore në Vlorë e Fier!
Listën e nënshkruesve e mbyll ish ministrja Gjonaj e padrejtësisë, e akuzuar në prokurori për lehtësimin e financierit të bandës të strukturuar kriminale Seitaj. Nazer Seitajt hetohej në lidhje me 4 ton drogë të kapura në Babicë të Vlorës por ish Ministrja firmosi ekstradimin për të lehtësuar grupet kriminale! E për këtë kërkuam komision hetimor dhe këtë e refuzuan se do ta “hetonte” drejtësia!
Këta janë ata që sduan parlament e opozitë, këtë model duam të ndryshojmë, të shkelmojmë korrupsionin që shpërfaqet banalisht por kryelartë prej paprekshmërisë!