Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diplomatja amerikane: Kosova dhe Serbia të gjejnë mënyrën se si mund të jetojnë së bashku

2023/11/01 at 9:40 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Diplomatja amerikane: Kosova dhe Serbia të gjejnë mënyrën se si mund të jetojnë së bashku

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, u bëri thirrje Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç t’u rikthehen përpjekjeve për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet dy vendeve dhe paralajmëroi se ato rrezikojnë të humbin mundësinë që u është ofruar për të përparuar drejt integrimeve evropiane.

Në një intervistë pas kthimit nga vizita në Kosovë, senatorja Shaheen tha se “një mundësi e tillë mund të mos ofrohet pafundësisht duke pasur parasysh sfidat me të cilat Evropa po përballet për shkak të luftës në Ukrainë si pasojë e sulmit të paprovokuar të Rusisë.”

“Bashkimi Evropian po shqyrton mënyra se si mund të ndihmojnë shtetet që nuk duan të bëhen vende autokratike, që nuk zgjedhin të përkrahin diktatorë si Vladimir Putin, në rrugën e tyre drejt demokracisë. Kjo është një mundësi që nuk do të ekzistojë përgjithmonë,” deklaroi ajo.

Senatorja Shaheen tha se shpreson “që Serbia dhe Kosova të ulen dhe të gjejnë mënyrën se si mund të jetojnë së bashku.”

“E kuptoj që nuk e njohin njëra-tjetrën, por mendoj se është e rëndësishme të sigurohen se qytetarët e tyre nuk janë të zhytur në konflikt, që nuk jetojnë me frikë, që nuk kanë nevojë të brengosen,” shtoi ajo.

Senatorja Shaheen vizitoi Kosovën bashkë me senatorin Peter Welch nga Vermonti disa javë pas sulmit të 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri, ku u vra një oficer i policisë.

Ajo vlerësoi se tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbesin ndër shqetësimet kryesore në rajon.

Në intervistë, zonja Shaheen tha se autorët e sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës më 24 shtator duhet të mbahen përgjegjës.

“Duhet të sigurohemi që nuk do të ndodhë sërish. Na duhet një kufi i sigurtë, por nuk është në interes të askujt që të kemi një konflikt të tillë në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës,” tha senatorja Shaheen.

Senatorja Shaheen u shpreh e shqetësuar për situatën në Mal të Zi pas vendimit të forcave politike në Mal të Zi, që të përfshijnë në koalicionin qeverisës parti politike dhe udhëheqës me prirje pro-serbe dhe pro-ruse.

“Nuk e kuptoj se si dikush mund të shohë atë që Vladimir Putin bëri në Ukrainë, pushtimin e një shteti, vrasjen e civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës vetëm sepse si shtet donte të bëhej pjesë e BE-së dhe demokracisë, nuk e di pse ndonjë palë në Evropë mendon se aty duhet të jetë e ardhmja e tyre,” theksoi ajo.

Ajo tha se institucionet amerikane duhet të ushtrojnë vigjilencë të shtuar për situatën në Mal të Zi, një shtet anëtar i NATO-s.

“Jam shumë e shqetësuar që në Mal të Zi mund të kemi dikë që do të ndante me Vladimir Putinin çdo gjë që ndodhë në NATO,” shtoi ajo./VOA

Etiketa: Jeanne Shaheenkosoveserbi

Ju sugjerojmë

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
Sport

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

19 Nëntor, 2025 9:46 pm
Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
Kronikë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

19 Nëntor, 2025 8:47 pm
Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
Politikë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

19 Nëntor, 2025 6:47 pm
Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
Kryesore

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

19 Nëntor, 2025 6:44 pm
Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët
Politikë

Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët

19 Nëntor, 2025 6:42 pm
Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor
Bota

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

19 Nëntor, 2025 6:40 pm
Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit
Bota

Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit

19 Nëntor, 2025 6:38 pm
Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa
Kronikë

Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa

19 Nëntor, 2025 6:22 pm
Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Para
Përkrahu palestinezët, kallëzim penal për mbrojtësin e Bayern Munchen

Përkrahu palestinezët, kallëzim penal për mbrojtësin e Bayern Munchen

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023

Horoskopi ditor, e enjte 2 nëntor 2023

Reshje shiu dhe rënie të temperaturave, parashikimi i motit për sot në vendin tonë

Shtrëngata me shkarkesa elektrike, njihuni me parashikimin e motit për sot në vendin tonë

TE FUNDIT

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
19 Nëntor, 2025

Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”....

Lexo më shumë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
19 Nëntor, 2025

EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre...

Lexo më shumë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
19 Nëntor, 2025

Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, tha se krahasimi i projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e...

Lexo më shumë

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
19 Nëntor, 2025

Deputetja e  Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj. Qjo ka kritikuar qeverinë se po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com