Pas mbledhjes ku ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha, Gazment Bardhi ka folur para gazetarëve duke ngritur shqetësimet në lidhje me situatën e krijuar në Parlament.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi tha se kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi, gënjeu një ditë më parë në lidhje me mënyrën sesi janë përzgjedhur anëtarët e komisioneve të posaçme parlamentare.
Ai paraqiti para gazetarëve, shkresën që i kishte drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla ku shkruhej se si janë caktuarët anëtarët aktualë të komisionit.
“Përbërja e reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioritet dhe duhet që mazhoranca duhet të heq dorë nga diktimi i përfaqësuesve të PD-së.
Edhe dje, Çuçi gënjeu se propozimi i emrave të anëtarëve të komisionit përfshirë dhe bashkëkryetarin, është çështje e partive politike.
Kam këtu shkresën sesi janë caktuar anëtarët aktualë.
Këtu thuhet; “Zonja kryetare e Kuvendit, gjeni në vijim propozimet e Grupit Parlamentar të PD për përbërjen e komisioneve të posaçme parlamentare, një komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore dhe janë 9 anëtarët”.
Kjo është procedura paralmentare sesi plotësohen vakancat. Është çështje e deputetëve”, tha Bardhi./Opinion.al