Dy herë është ndërprerë seanca e sotme në Kuvend pasi deputetët opozitarë nuk lejojnë zhvillimin e saj.
Ish-kryeministri Sali Berisha bllokoi foltoren dhe është u futur live në Facebook, ndërsa deputetët e tij nuk lejuan deputetët e tjerë të flasin.
Teksa deputetja e PS Pranvera Resulaj po mban fjalën e saj nga vendi deputeti i PD Flamur Noka i ka shkuar pranë tavolinës dhe shihet teksa flet i tensionuar pa mikrofon në drejtim të saj. Noka shihet teksa i bie tavolinës dhe nuk rresht së thëni “turp, turp”./Opinion.al