Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare. Tone të larta zëri ka pasur mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.
Kujtojmë se kjo seancë mbahet ditën e sotme pasi në seancën e fundit deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin në kushte normale të seancës, e cila u shty.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ka kërkuar deputetëve të Partisë Demokratike që të ulen në vendet e tyre dhe që seanca të zhvillohet normalisht, por deputetët kanë refuzuar kategorikisht duke mbajtur qëndrimin e tyre.