Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti dhe Vuçiç sërish takim nesër në Bruksel

2023/10/25 at 9:12 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti dhe Vuçiç sërish takim nesër në Bruksel

Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë pritet të takohen këtë javë në Bruksel në një përpjekjeve të re të autoriteteve ndërkombëtare për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Bashkimi Evropian ka ftuar në një takim në Bruksel 26 tetor kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Të dy liderët janë ftuar në margjinat e Samitit të Këshillit Evropian. Paralajmërimi i takimit vjen pas vizitës së të dërguarve të vendeve perëndimore gjatë fundjavës në Prishtinë dhe në Beograd, të cilët thanë se paraqitën një plan për rrugën përpara për zbatimin e marrëveshjes së arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, thuhet se plani është që katër liderët, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell, të kenë takim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e samitit të BE-së të enjten. Takim i të njëjtit format pritet të zhvillohet edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha se “priten hapa të shpejtë të palëve që të dëshmojnë se janë të përkushtuar për të vazhduar procesin e normalizimit, duke përmbushur detyrimet e tyre përkatëse nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve si dhe të gjitha marrëveshjeve nga e kaluara, pa vonesa dhe parakushte”. Zëdhënësi Stano tha, se Bashkimi Evropian tashmë u ka prezantuar palëve një propozim “modern evropian”, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Diskutimet e të dërguarit evropian, Mirosllav Lajçak, gjatë fundjavës në Beograd dhe Prishtinë ishin të fokusuara në zbatimin e Aneksit të Ohrit. Nuk ka ndonjë qëllim që ai të zëvendësohet”, tha Stano.

Vuçiç: Ka një marrëveshje që të mos flitet për këtë çështje

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, tha të martën se pret që brenda dy apo tri ditësh të qëndrojë në Bruksel, ku siç tha, do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se rendi i ditës së diskutimeve do të jetë në përputhje me atë që është diskutuar me pesëshen diplomatike gjatë fundjavës, duke nënvizuar se ka një marrëveshje që të mos flitet për këtë çështje.

Kurti: Beogradi nuk dëshiron të nënshkruajë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga ana e tij,  tha të martën se është i gatshëm të zbatojë marrëveshjen e arritur në fillim të këtij viti në Bruksel dhe Ohër ndërsa akuzoi autoritetet në Beograd se po e shmangin marrëveshjen, e cila sipas tij çon në njohje de facto të Kosovës nga Serbia.

“Por Beogradi nuk dëshiron të nënshkruajë, sepse përmbajtja e marrëveshjes është njohja de facto. Është modeluar sipas dy Gjermanive të vitit 1972, njohja faktike mes dy Gjermanive. Kjo është marrëveshja që ne kemi me Serbinë”, tha Kurti, gjatë një debati mbi temën “thellimi i solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?  organizuar nga “The Economist”, në Greqi. /DW

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Arrestohen nëntë persona dhe bllokohen gjashtë makina në Tiranë/ Shkelën rregullat e qarkullimit

Arrestohen nëntë persona dhe bllokohen gjashtë makina në Tiranë/ Shkelën rregullat e qarkullimit

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Laç

Shkodër/34-vjeçarja përplas me makinë një grua që po ecte me biçikletë

Izraeli kërkon dorëheqjen e kreut të OKB: Deklaratat e Guterres, tronditëse

Izraeli kërkon dorëheqjen e kreut të OKB: Deklaratat e Guterres, tronditëse

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com