Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ndodhet këtë të martë në Tel Aviv.
Gjatë vizitës së tij, Macron tha se nuk do ta lërë Izraelin vetëm në luftën e tij kundër militantëve, por paralajmëroi për rreziqet e përshkallëzimit të luftës në konflikt rajonal.
Pasi u takua me familjet e viktimave franceze në aeroportin e Tel Avivit, Macron u shpreh gjatë një bisede me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog në Jerusalem se Franca qëndron “krah për krah” me Izraelin dhe se synimi i parë duhet të jetë lirimi i pengjeve në Rripin e Gazës.
“Ne duam që ju të jeni të sigurt se ne nuk do t’ju braktisim në këtë luftë kundër terrorizmit. Është detyra jonë të luftojmë kundër terrorizmit, pa e zgjeruar këtë konflikt”, tha Macron gjatë vizitës së tij në Izrael.