Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë, pranë Ishull-Lezhë.
Mësohet se një makinë që drejtohej nga një grua është përplasur me murin rrethues të një banese dhe më pas është përmbysur.
Drejtuesja e mjetit ka marrë disa lëndime të vogla dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e aksidentit, rruga dytësore Lezhë-Rrilë u bllokua për rreth 1 orë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.