Teksa mbeten pak orë nga nisja e Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar ambientet nga salla ku do të mbahet mbledhja.
Mbledhja e këtij samiti do të zhvillohet në ambientet e restauruara te piramida. Rama shkruan ndër të tjera se Shqipëria sot është gdhirë si Europa e Ballkanit.
“Mirmëngjes, dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë”-shkruan Rama.
Ky samit është i një rëndësie të veçantë pasi për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe mbahet në Shqipëri.